Aktualitet

1 milionë eurot e grabitura, autoritetet greke i kërkojnë ndihmë Europolit, dyshohet se paratë janë transferuar në Shqipëri ose Francë

Pas hetimeve policia arriti të arrestojë autorët më 27 nëntor si dhe sekuestroi rreth 211 mijë euro, si dhe armë e sende që u përdorën në grabitje. Grupi vepronte si organizatë kriminale. Hetimet zbuluan se kreu i grupit kriminal, një 56-vjeçar, kishte precedentë të shumtë që nga viti 1993.

2 Dhjetor 2024, 09:42 Nga N.F
1 milionë eurot e grabitura, autoritetet greke i kërkojnë
Paratë e sekuestruara

GREQI- Autoritetet greke përmes Europol-it po kërkojnë të gjurmojë rreth 1 milion euro të cilat janë grabitur më 26 shtator në zonën e Lavrios. Katër grabitës që udhëtonin me një automjet të vjedhur grabitën një furgon që transportonte vlera monetare jashtë një dyqani të madh lodrash në Lavrio.

Tre grabitësit, e maskuar dhe të veshur totalisht me të bardha çanë gomat e furgonit të blinduar dhe hodhën bojë në xhamin e parë të mjetit. Më pas nën kërcënimin e armëve dhe të një eksplozivi grabitësit kërcënuan punonjësit. Gjatë grabitjes u vodhën 1 milion e 185 mijë e 226 euro.

Pas hetimeve policia arriti të arrestojë autorët më 27 nëntor si dhe sekuestroi rreth 211 mijë euro, si dhe armë e sende që u përdorën në grabitje. Grupi vepronte si organizatë kriminale. Hetimet zbuluan se kreu i grupit kriminal, një 56-vjeçar, kishte precedentë të shumtë që nga viti 1993.

Dy javë pas grabitjes, ai rezulton të ketë udhëtuar drejt Shqipërisë. Në vendin tonë ai ka qëndruar një mauj dhe më pas ai u kthye në Athinë. Dy javë më vonë ai udhëtoi sërish drejt Parisit me një të afërt të tij. Dyshohet se edhe i afërmi ka marrë pjesë në grabitje.

Policia greke ka kërkuar ndihmën e Europol-it për të hetuar lëvizjet e të dyshuarit në Shqipëri e Francë dhe për të zbuluar nëse shuma e parave 1 milionë euro që mungon është transferuar pikërisht në këto dy vende. 

vjedhje greqi europol

Sondazh

Poll