Aktualitet

Pasojat e motit të keq në qarkun e Shkodrës/ Mungesë e energjisë elektrike në disa njësi administrative, ja cilat akse janë të bllokuara nga rrëshqitja e gurëve

Sipas Emergjencave Civile, probleme me energjinë ka në njësinë administrative Shosh dhe Shalë. Mungesë energjie ka po ashtu në njësinë administrative Hajmel të Vaut të Dejës dhe në Iballë të Fushë Arrëzit.

2 Dhjetor 2024, 09:19 Nga r.ll
Pasojat e motit të keq në qarkun e Shkodrës/ Mungesë e
foto ilustruese

SHKODËR- Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut dhe dëborë kanë sjellë mungesë të energjisë elektrike dhe bllokim të rrugës nga rrëshqitja e gurëve në qarkun e Shkodrës.

Sipas Emergjencave Civile, probleme me energjinë ka në njësinë administrative Shosh dhe Shalë. Mungesë energjie ka po ashtu në njësinë administrative Hajmel të Vaut të Dejës dhe në Iballë të Fushë Arrëzit. Nga Bashkia Puke, ka ndërprerje te energjisë ne fshatin Kuzhnen.

Gjithashtu bëhet me dije se aksi rrugor Prekal- Kir është i bllokuar. Rënia e gurëve ka bllokuar po ashtu edhe aksin rrugor Muriq-Nikç. 

moti i keq ne shkoder

Sondazh

Poll