Bota

“The Mirror”: Burgjet e Anglisë të mbushur me trafikantë shqiptarë të kokainës

10 Mars 2019, 20:44 Nga DOSJA
“The Mirror”: Burgjet e Anglisë të mbushur me

Angli- Numri i shqiptarëve në burgjet e Britanisë së Madhe pothuajse është katërfishuar në pesë vitet e fundit pasi bandat e pamëshirshme të tyre të drogës i përmbytën rrugët tona me kokainë të lirë, shkruan gazeta britanikeThe Mirror”.  Shifrat e Ministrisë së Drejtësisë tregojnë se numri i të burgosurve ishte rritur nga 212 në vitin 2013 në 760 deri në fund të vitit të kaluar, dhe 433 prej tyre janë në burg për vepra penale të lidhura me drogën.

“The Mirror” njoftoi muajin e kaluar se si tregu britanik prej 5 miliardë paundësh kokainë tani kontrollohet gjerësisht nga mafia e pamëshirshme shqiptare, citon lapsi.al. Ajo ka krijuar marrëdhënie të drejtpërdrejta me kartelet kolumbiane të drogës, duke anashkaluar palët e treta dhe duke shitur më lirë klasin A. Kokaina është tani më e lirë që nga viti 1990.

Mohammed Qasim, një studiues në Universitetin Leeds Beckett dhe një ekspert për bandat, tha:“Shqiptarët kanë marrë këtë reputacion serioz, kështu që askush nuk përpiqet t’i sfidojë ata. Kemi shqiptarë të rinj që vijnë vetëm për të fituar para nga tregu i drogës. Disa prej tyre kanë vila të mëdha në Shqipëri.” 

Marrë nga Lapsi.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll