Bota

Tragjedi/ Rrëzohet avioni etiopian me 157 persona në bord, asnjë i mbijetuar

10 Mars 2019, 11:37 Nga DOSJA
Tragjedi/ Rrëzohet avioni etiopian me 157 persona në bord, asnjë

KENIA–Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme teksa është rrëzuar një avion i linjës “Ethiopian Airlines” me 157 persona në bord. Mediat ndërkombëtare raportojnë se sipas deklaratës zyrtare nga kompania e fluturimit nuk ka mbijetuar asnjë person.

Aeroplani “Boeing 737” u ngrit në orën 08:38 nga Addis Ababa, në Etiopi. Ai ishte nisur drejt kryeqytetit të Kenias, Nairobi dhe u rrëzua vetëm pas 6 minutash pranë qytetit të Bishoftu, 62 kilometra në juglindje të kryeqytetit Addis Abeba.

Mësohet se personat që udhëtonin me të ishin të 33 kombësive të ndryshme, por mbetet një mister mënyra apo arsyeja e rrëzimit të avionit.

Nëpërmjet një statusi në Twitter, Kryeministri Abiy Ahmed ofroi ngushëllimet më të thella për familjet e atyre që kanë humbur të dashurit e tyre.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 157 te vdekur etiopi rrezohet avioni 157 te vdekur etiopi rrezohet avioni

Sondazh

Poll