Bota

Votimet në Korenë e Veriut, miliona qytetarë rreshtohen për të ‘zgjedhur’ kandidatit e vetëm (Foto)

10 Mars 2019, 14:07 Nga DOSJA
Votimet në Korenë e Veriut, miliona qytetarë rreshtohen për

Miliona votues të Koresë së Veriut, duke përfshirë udhëheqësin Kim Jong Un, shkuan sot në zgjedhje për të vendosur se kush do jetë formacioni i ri prej rreth 700 anëtarësh për mandatin e ardhshëm të legjislaturës kombëtare.

Por votuesit u paraqitën vetëm me një kandidat të sanksionuar nga shteti dhe nuk është se i hodhën votat e tyre për të përzgjedhur, por më tepër për të treguar miratimin e tyre ose të paktën teorikisht, mos miratimin e atij kandidati.

Zgjedhjet, të mbajtura së fundmi në 2014, janë për të gjithë Kuvendin Popullor të Lartë, i cili në teorikisht është organi më i lartë i pushtetit në Korenë e Veriut. Delegatët e saj vijnë nga mbarë vendi dhe nga të gjitha sferat e jetës. Ata janë përzgjedhur nga Partia e Punëtorëve Koreanë, e cila është në pushtet duke shtuarr disa parti të tjera koalicioni më të vogël që bëjnë pjesë në kuvend.

Kim, i freskët nga udhëtimi i tij në Hanoi për samitin e tij të dytë me presidentin e SHBA-ve Donald Trump, është anëtar i asamblesë, megjithëse fuqia e tij qëndron në kontrollin e plotë mbi partinë qeverisëse, shtetin dhe ushtrinë.

Media shtetërore tregoi pamjet diktatorit duke hedhur votën e tij në një qendër votimi në Universitetin Teknologjik ‘Kim Kim Chaek’ të Pyongyang.

Siç ishte zakon në Bashkimin Sovjetik dhe vende të tjera komuniste, pjesëmarrja në përgjithësi raportohet në 99% ose më të lart. Votimi konsiderohet si detyrë dhe përgjegjësi, qëndrimi në shtëpi nuk është një opsion.

Jam shumë krenar që po votoj për herë të parë. Ndihem i lumtur që jam qytetar dhe dëshiroj të bëj më të mirën për të ardhmen e vendit tim.

Sipas ligjit të Koresë së Veriut, qytetarët mund të votojnë që nga mosha 17 vjeçare.

Votimi fillon rreth orës 10 në varësi të vendndodhjes dhe vazhdon deri në mbrëmje vonë. Votuesit u tregojnë zyrtarëve të zgjedhjeve kartat e identitetit për të marrë fletën e votimit me emrin e kandidatit të vetëm, të cilin ata e hedhin në një kuti private. Nëse e miratojnë, thjesht e vendosin fletën e votimit në kuti. Nëse ata nuk e miratojnë, bëjnë një vizë në emër dhe e hedhin atë në po të njejtën kuti.

Por një zyrtar i zgjedhjeve tha se në kjo nuk ndodh asnjëherë.

Askush nuk voton kundër kandidatit.

Ditët e zgjedhjeve kanë një atmosferë festive. Bandat luajnë muzikë ndërsa votuesit presin në rradhë dhe ka vallëzim në grup për ata që kanë bërë ‘zgjedhjen’ e tyre.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kim jong un komunizem korea e veriut zgjedhje kim jong un komunizem korea e veriut zgjedhje

Sondazh

Poll