Aktualitet

Zbardhen detaje nga ngjarja në Lezhë, 45-vjeçari u paraqit në spital i plagosur në këmbë me armë zjarri

Nga hetimet paraprake dyshohet se 45-vjeçari është vetëplagosur me armë zjarri, në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

2 Dhjetor 2024, 08:33 Nga r.ll
Zbardhen detaje nga ngjarja në Lezhë, 45-vjeçari u paraqit
foto ilustruese

LEZHË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur gjatë mbrëmjes në Lezhë. Sipas informacioneve policore shtetasi Mondi Gjoka, 45 vjeç është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës. 

Nga hetimet paraprake dyshohet se 45-vjeçari është vetëplagosur me armë zjarri, në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

"Ne spitalin e Lezhës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. Gj., 45 vjeç, banues në Rraboshtë, Lezhë. Nga hetimet paraprak dyshohet se shtetasi M. Gj., është vetëplagosur me armë zjarri, në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor  po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. 

 

mond gjoka plagosje ne lezhe

Sondazh

Poll