Aktualitet

“Djali im nuk është fajtor”/ Nëna e Klajdi Mukës ngushëllon familjen Bihuci: Më vjen keq për nënë që humbi djalin e saj, i shpreh ngushëllime

Gjatë një interviste për Euronws ajo ka thënë se Klajdi nuk e njihte më përpara Grei Bihucin dhe nuk e di nëse mund ta kenë nxitur persona të tjerë. 

1 Dhjetor 2024, 22:47 Nga E. D
“Djali im nuk është fajtor”/ Nëna e Klajdi Mukës
nëna e Klajdi Mukës

TIRANË- Dy kusherinjtë Flori dhe Klajdi Muka, akuzohen për vrasjen e 19-vjeçarit Grei Bihuci. Ndërkohë nëna e Klajdi Mukës ka folur për ngjarjen dhe ka thënë se djali i saj nuk është fajtor për ngjarjen. Gjatë një interviste për Euronws ajo ka thënë se Klajdi nuk e njihte më përpara Grei Bihucin dhe nuk e di nëse mund ta kenë nxitur persona të tjerë. Gjithashtu nëna e mukës tha se në seancë gjyqësore e nxorën djalin e saj me arrest shtëpie sepse ishte i pafajshëm

“U ndjeva shumë keq, u sëmura sepse vuaj nga zemra. Më vjen keq për nënë që humbi djalin e saj, i shpreh ngushëllimet se jam vetë nënë. Djali im ka qenë i pafajshëm pavarësisht se u përfshi në atë ngjarje. Klajdi nuk e njihte më përpara Grei Bihucin. Nuk e di nëse mund ta kenë nxitur persona të tjerë .Edhe djali im e ka përjetuar shumë keq pasi është tip i qetë. Shkonte në shkollë dhe mbasdite punonte. Në seancë gjyqësore e nxorën me arrest shtëpie sepse ishte i pafajshëm. Falenderoj avokatin që bëri çmos dhe drejtësia u vu në vend. Mesazhi im është që sa më shumë të ketë harmoni dhe mos të ndodhin këto gjera që ndodhën. Të ecin përpara në jetë dhe jo me sherre”, tha nëna e Klajdi Mukës.



klajdi muka

Sondazh

Poll