Bota

Takimi me zyrtarin amerikan, Veseli: I siguroj qytetarët se pavarësia e Kosovës do të njihjet nga Serbia

9 Mars 2019, 22:43 Nga DOSJA
Takimi me zyrtarin amerikan, Veseli: I siguroj qytetarët se pavarësia

KOSOVË– Kryeparlamentari Kadri Veseli pas takimit me nënsekretarin e SHBA-së, David Hale i ka siguruar  qytetarët e Kosovës se dialogu do të përfundojë me njohjen e pavarësisë.

Sipas Veselit, përveç njohjes së Kosovës nga Serbia, vendi do të anëtarsohet në OKB, pa cënuar në asnjë mënyrë sovranitetin shtetëror, integritetin territorial dhe karakterin unitar të shtetit të Kosovës.

Në takim, theksova se qëllimet e Kosovës mund të arrihen vetëm duke ruajtur dhe duke fuqizuar partneritetin e përjetshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve. Po ashtu, z. Hale i shpreha qëndrimin tim të vendosur që për asnjë arsye nuk do të lejoj rrezikimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve dhe se veprimet tona të ardhshme do të jenë të koordinuara me SHBA-të”, tha Veseli.

Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështje Politike, David Hale prej disa ditësh ndodhet në Kosovë, ku edhe ka zhvilluar takime me liderët politikë. David Hale, ka thënë se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, mund të arrihet këtë vit, por SHBA-ja nuk jep recetë për zgjidhje. 

Deklarata e plotë:

Me Nënsekretarin për Çështje Politike në Departamentin e Shtetit, David Hale, bashkë me Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, sot patëm një takim të rëndësishëm.  Kosova është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe ky përkushtim tashmë është konfirmuar edhe përmes miratimit në Kuvendin e Kosovës të Ligjit, Platformës dhe Delegacionit Shtetëror për Dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Qytetarët tanë i siguroj se Dialogu do të përfundojë me rezultat të qartë, që i siguron Kosovës njohje nga Serbia dhe anëtarësim në OKB, pa cënuar në asnjë mënyrë sovranitetin shtetëror, integritetin territorial dhe karakterin unitar të shtetit tonë. Në takim, theksova se qëllimet e Kosovës mund të arrihen vetëm duke ruajtur dhe duke fuqizuar partneritetin e përjetshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve. Po ashtu, Hale i shpreha qëndrimn tim të vendosur që për asnjë arsye nuk do të lejoj rrezikimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve dhe se veprimet tona të ardhshme do të jenë të koordinuara me SHBA-të.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni david hale dialogu kosove-serbi kadri veseli njohja e kosoves david hale dialogu kosove-serbi kadri veseli njohja e kosoves

Sondazh

Poll