Aktualitet

FOTO/ Vrau partneren me thikë dhe plagosi djalin, ky është 46-vjeçari shqiptar që akuzohet për vrasjen e 60-vjeçares në Selanik

Gjithashtu ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Angelochori në Selanik.

1 Dhjetor 2024, 16:01 Nga E. D

FOTO/ Vrau partneren me thikë dhe plagosi djalin, ky është

GREQI- Personi që shihni në foto është 46-vjeçari shqiptar, i cili vrau partneren e tij 60-vjeçare me thikë dhe plagosi djalin e saj 29 vjeç. Gjithashtu ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Angelochori në Selanik.

Siç raportohet çifti ka pasur një debat të ashpër, por motivet e debatit ende nuk dihen. Në debat e sipër 46-vjeçari me origjinë shqiptare ka marrë thikën dhe ka sulmuar partneren e tij.

Në atë moment mes çiftit ka ndërhyrë djali i 60-vjeçares për t’i ndaluar. Për fat të keq ai nuk arriti të shpëtonte 60-vjeçaren, e cila humbi jetën nga goditja me thikë, ndërkohë që vetë mbeti i plagosur.




 

selanik

Sondazh

Poll