Sport

Dinamo rigjen fitoren dhe “noton” e qetë në vendin e 4-t!

Për Teutën, nga ana tjetër, ishte humbja e dytë radhazi që konfirmon momentin negativ, i reflektuar edhe në renditjen e përgjithshme, ku durrsakët zënë vendin e gjashtë me 17 pikë, vetëm katër pikë larg zonës së rënies.

30 Nëntor 2024, 19:12 Nga DOSJA
Dinamo rigjen fitoren dhe “noton” e qetë në vendin e 4-t!

TIRANE - Dinamo rikthehet te suksesi në Kategorinë Superiore pas një ecurie me luhatje. Kryeqytetasit mposhtën sot 2-0 Teutën në “Elbasan Arena”, duke konsoliduar vendin e katërt, i fundit që u jep mundësi skuadrave të luajnë në play off-in e titullit kampion.

Një gol i Zabërgjës në pjesën e parë dhe një tjetër i Nanit në të dytën siguruan tri pikët e ekipit të drejtuar nga Ilir Daja në një ndeshje të kontrolluar me qetësi prej bluve.

Për Teutën, nga ana tjetër, ishte humbja e dytë radhazi që konfirmon momentin negativ, i reflektuar edhe në renditjen e përgjithshme, ku durrsakët zënë vendin e gjashtë me 17 pikë, vetëm katër pikë larg zonës së rënies.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 30 Nëntor 2024, 12:00

Luis Enrique mohon krizën te PSG...

FRANCE - Edhe pse kryeson Ligue 1 me 6 pikë përpara Monacos, PSG nuk është bindëse në Champions League, pasi humbi nga Bayern (0...