Sport

Dëmtimi i Konate, problem për Liverpoolin, francezi jashtë për 5-6 javë!

Mbrojtësi francez është dëmtuar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Real Madridit

30 Nëntor 2024, 12:30 Nga DOSJA

Dëmtimi i Konate, problem për Liverpoolin, francezi jashtë

ANGLI - Humbje e madhe për Liverpool-in, në kohën kur Reds janë në vendin e parë në Premier League dhe Champions League. 

Ibrahima Konate u dëmtua në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit dhe pas analizave u konstatua se ai ka një problem të rëndë në gju, i cili do ta mbajë atë jashtë fushës për 5-6 javë. 

Mbrojtësi francez ndërkombëtar natyrshëm do të mungojë derbin e së dielës me Cityn dhe ndeshjet e tjera deri në fund të vitit në Premier League dhe sigurisht atë me Girona në Champions League. 

“Është kaq zhgënjyese që u lëndova pak para fundit të asaj që ishte një ndeshje e mrekullueshme për ne të mërkurën mbrëma. Tani fillon rikuperimi im dhe ju premtoj se do të kthehem dhe do të jem edhe më mirë”, ka shkruar Konate në rrjetet sociale. 

Slott do të duhet të mbështetet te Joe Gomez dhe Jarrell Quancha për ta zëvendësuar francezin në qendër të mbrojtjes. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 30 Nëntor 2024, 12:00

Luis Enrique mohon krizën te PSG...

FRANCE - Edhe pse kryeson Ligue 1 me 6 pikë përpara Monacos, PSG nuk është bindëse në Champions League, pasi humbi nga Bayern (0...