Sport

Tifozët anglezë protestojnë për rritjen e çmimeve të biletave të Premier League...

Tifozët e Manchester United, Liverpool, Manchester City dhe Everton, bashkohen kundër asaj që ata e shohin si 'shfrytëzim të tifozëve besnikë'

30 Nëntor 2024, 14:00 Nga DOSJA

Tifozët anglezë protestojnë për rritjen e çmimeve

ANGLI - Këtë fundjavë, Premier League përball dy klubet më të mëdha të Mançesterit kundër Liverpoolit. Liverpool përballet me Cityn në derbin më të madh të Anglisë në vitet e fundit, ndërsa United do të luajë me Everton të dielën.

Me rastin e këtyre ndeshjeve të mëdha, tifozët e katër klubeve vendosën të shfaqin unitet dhe të protestojnë kundër rritjes së çmimit të biletave në Anfield dhe Old Trafford. Tifozët e cilësojnë këtë politikë të re, si “shfrytëzim i mbështetësve besnikë” dhe deklarojnë se do të qëndrojnë “krah për krah” kundër kësaj nisme.

Këto protesta vijnë pas synimit të Manchester United për të rritur çmimin e hyrjes në 'Teatrin e Ëndrrave' në 80 euro. Lëvizja vjen pasi klubi ka rritur të ardhurat e tij nga të drejtat televizive me 17%, dhe në të njëjtën kohë kur një numër klubesh të tjera po kërkojnë të heqin kufirin prej 35 eurosh për biletat e tifozëve jashtë vendit.

Nick Clarke, zëdhënës i nismës MCFC Fans Foodbank Support, i tha gazetës britanike  The Daily Mail se ai ishte "tepër krenar" që, pavarësisht "armiqësisë së vazhdueshme midis tifozëve të City dhe Liverpool në vitet e fundit për shkak të rivalitetit në fushë", dy komunitete janë “bashkuar” kundër kësaj politike të re.

Ai gjithashtu u bëri thirrje tifozëve që të qëndrojnë të bashkuar përballë “kërcënimeve reale” që prekin futbollin, duke theksuar se “tifozët e klasës punëtore po largohen nga sporti para syve tanë”.

Nga ana e tij, një zëdhënës i FC58 (grupi i mbështetësve të Manchester United) tha se megjithëse "rivaliteti midis këtyre katër klubeve është dhe ka qenë gjithmonë intensiv", të gjithë tifozët "i duan ekipet e tyre" dhe duan që futbolli "të mbetet i përballueshëm për brezat e ardhshëm". Ai gjithashtu theksoi se “zgjidhja e vetme është bashkëpunimi” dhe përfundoi me optimizëm, duke besuar se kjo lëvizje “do të rritet” në të ardhmen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 30 Nëntor 2024, 12:00

Luis Enrique mohon krizën te PSG...

FRANCE - Edhe pse kryeson Ligue 1 me 6 pikë përpara Monacos, PSG nuk është bindëse në Champions League, pasi humbi nga Bayern (0...