Sport

Ancelotti optimist: “Real Madridi do të jetë në finalet e Champions League!”...

Real Madridi, pas 5 ndeshjeve në fazën e ligës është në vendin e 24-të në tabelë, por trajneri italian beson, se më 31/5/2025 skuadra do të jetë në Mynih.

30 Nëntor 2024, 13:00 Nga DOSJA

Ancelotti optimist: “Real Madridi do të jetë në finalet e

SPANJE - Kampioni i Evropës, Real Madridi nuk e ka nisur mirë në Champions Leaguen e re dhe ndodhet në vendin e 24-të të renditjes, që është vendi i fundit që i jep kualifikimin në “play-off”. 

Real Madrid ka 3 humbje në 5 ndeshje dhe ka grumbulluar vetëm 6 pikë. Ata humbën 1-0 nga Lille, 3-1 nga AC Milan dhe 2-0 nga Liverpool. I kanë mbetur edhe 3 ndeshje që të kthejë situatën dhe të renditet sa më lart. 

Gjithsesi, trajneri italian me përvojë nuk është i shqetësuar dhe megjithatë beson se skuadra do të jetë në finalen e Champions League më 31/5. 

Kështu ka rrëfyer gazetari i “Gazzetta Dello Sport”, Alberto Cerutti, i cili është pritur në radion spanjolle “Cadena SER”. 

Gazetari italian përcolli mesazhin e Ancelottit i cili ishte si më poshtë: 

“Askush nuk do të luftojë kurrë me Ancelottin, cilësia e tij më e madhe është qetësia. I dërgova një mesazh pasdite se do të jem në radio dhe më tha t'ju them se Reali do të jetë i pranishëm në Mynih për finalen e Champions League”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 30 Nëntor 2024, 12:00

Luis Enrique mohon krizën te PSG...

FRANCE - Edhe pse kryeson Ligue 1 me 6 pikë përpara Monacos, PSG nuk është bindëse në Champions League, pasi humbi nga Bayern (0...