Sport

Egnatia mund Elbasanin dhe i rikthehet garës për titullin!

Në sfidën tjetër, Laçi i Françesko Morieros u është rikthyer përsëri fitoreve, pasi ka triumfuar 1-0 ndaj Skënderbeu, që ishte një ndeshje ndaj një rivali direkt për mbijetesë. Kurbinasit morën një 3 pikësh të rëndësishëm, i cili i ka nxjerrë jashtë zonës së rënies direkt nga Superliga.

30 Nëntor 2024, 17:14 Nga DOSJA

Egnatia mund Elbasanin dhe i rikthehet garës për titullin!

RROGOZHINE - Egnatia ka mposhtur me rezultatin 3-1 Elbasanin në sfidën e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Fitorja në Rrogozhinë për vendasit u vendos nga dygolëshi i Regi Lushkjes. Goli i tretë dhe i fundit për djemtë e Tetovës nga Jahaja. Pjesa e parë ishte disi e ekuilibruar, po fati i buzëqeshi në fillim Egnatias. Pas vetëm 12 minutash lojë, Rama përfitoi një gabim i portieri Abalora dhe dha asit për Lushkjen, i cili nuk e kishte të vështirë të shënonte i vetëm përballë gardianit të portës së Elbasanit.

Nuk vonoi shumë goli i barazimit për miqtë, të cilët në minutën e 21-të gjetën rrugën e rrjetës me Lajthian, cili ndëshkoi Egnatian. Dyslis humbi një mundësi të mirë për rrogozhinasit në të 27-tën, ndërsa në të 45-tën Bruno Lulaj bëri shpëtimtarin e Elbasanit, duke larguar topin e goditur nga Lushkja. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.

Pjesa e dytë foli për rrogozhinasit, të cilët kontrolluan lojën, duke qarkulluar topin dhe u treguan të saktë para portës. Fillimisht u rikthye në avantazh në minutën e 77-të sërish me Lushkjen. Ndërsa në minutën e 5-të shtesë Jahaja, i futur nga stoli, vulosi fitoren përfundimtare të Egnatias 3-1. Pas kësaj ndeshje, Egnatia parakaloi Vllaznisë dhe u ngjit në kuotën e 26 pikëve dhe rikthehet tashmë kërcënues në luftën për titull edhe në këtë sezon. Ndërsa Elbasani duket, se është futur në një spirale krize, duke mbetur në kuotën e 18 pikëve.

Në sfidën tjetër, Laçi i Françesko Morieros u është rikthyer përsëri fitoreve, pasi ka triumfuar 1-0 ndaj Skënderbeu, që ishte një ndeshje ndaj një rivali direkt për mbijetesë. Kurbinasit morën një 3 pikësh të rëndësishëm, i cili i ka nxjerrë jashtë zonës së rënies direkt nga Superliga. Për sa i përket kronologjisë së kësaj ndeshjeje, ishin laçianët ata, që e dominuan pjesën e parë, duke kërkuar me ngulm golin, derisa e gjetën me Kofi në minutën e 27-të: Pas një goditje dënimi të Melos, Alia nuk e kontrolloi siç duhet sferën dhe Kofi nuk e pati të vështirë të shtynte topin në rrjetë. Më pas kurbinasit u munduan, që të administronin lojën më me qetësi, por duke mos harruar të thumbonin portën e kundërshtare.

Gjithsesi Skënderbeu iu afrua barazimit, pasi tronditi traversën në minutën e 45-të me Rashicën. Ndërsa në pjesën e dytë koçarët i ndihmoi fati, pasi shtylla u mohoi dy herë golin laçianëve, në fillim me Mjakin në të 73-tën dhe më pas Prodanin në të 85-tën. Deri në fund ishte e pamundur për të ndryshuar fatin e fitores 1-0 të Laçit, që më në fund e shikon veten jashtë zonës së rënies direkt nga Kategoria. Kurbinasit ngjiten në kuotën e 15 pikëve në vendin e 8-të duke lënë pas Skënderbeun, në një krizë të thellë dhe i rrezikuar për mbijetesën.

Egnatia mund Elbasanin dhe i rikthehet garës për titullin!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 30 Nëntor 2024, 12:00

Luis Enrique mohon krizën te PSG...

FRANCE - Edhe pse kryeson Ligue 1 me 6 pikë përpara Monacos, PSG nuk është bindëse në Champions League, pasi humbi nga Bayern (0...