30 Nëntor 2024, 14:05
Nga ZH.LL
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka reaguar nga burgu për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, Meta ka dënuar sulmet terroriste në Zveçan dhe shpërthimin e mbrëmshëm ndaj kanalit Ibër-Lepenc. Meta bën përgjegjëse Serbinë për të gjithë situatën, teksa ka shtuar se mungesa e vullnetit të Beogradit zyrtar për respektimin e marrëveshjes me Prishtinën zyrtare, është përgjegjësi kryesor.
Më tej, Meta ka bërë thirrje vendeve partnere ndërkombëtare që të dënojnë këto sulme terroriste dhe t'i ushtrojnë presion Beogradit zyrtar për të hequr dorë nga aktet. Meta thekson se këto akte kriminale rrezikojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon.
Postimi i plotë i Metës:
Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmet e fundit terroriste në stacionin policor në Zveçan, në Komunën e Zveçanit dhe shpërthimin e detonuar ndaj kanalit kryesor të Ibër Lepencit, prej nga furnizohen me ujë disa qytete në Kosovë, si dhe Korporata Energjitike e Kosovës.
Ky sulm kriminal dhe terrorist, që ka synuar të dëmtojë infrastrukturën kritike dhe ndër më të rëndësishmet të Kosovës, vjen nga bandat e dirigjuara dhe të orkestruara nga Serbia, që ende nuk i ka dënuar këto akte kriminale.
Fajin dhe përgjegjësinë për këto sulme terroriste nuk e ka formati ekzistues i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por mungesa e plotë e vullnetit të Beogradit zyrtar për respektimin e marrëveshjeve me Prishtinën zyrtare, si edhe marrja zyrtarisht në mbrojtje nga Serbia të strukturave kriminale, me në krye Millan Radojçiçin, që mbështeten nga institucionet serbe, që kanë glorifikuar edhe sulmin terrorist në Banjskë, si edhe nga ata shqipfolës, që i mbajnë ison Serbisë, që mbështesin dhe implementojnë nisma proserbe si "Ballkani i Hapur" apo që fajësojnë dhe penalizojnë qëndrimet parimore dhe patriotike të Qeverisë së Kosovës, siç ka vepruar dhe vepron çdo ditë Edi Rama.
Partia e Lirisë, në mbështetje të palëkundur të popullit dhe institucioneve, të integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës u bën thirrje të gjithë vende partnere ndërkombëtare, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, të dënojnë me forcën më të madhe këto sulme terroriste, si dhe t'i ushtrojnë presionin e duhur Beogradit zyrtar për të hequr dorë nga këto akte kriminale që rrezikojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë.
ilir meta veri i kosoves sulmet reagimi
Politike
30 Nëntor 2024, 14:07
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas takimit që ka zhvilluar kryeministri Edi Rama...
Politike
30 Nëntor 2024, 13:54
ZH.LL
foto nga zyra e Presidencës
KOSOVË- Pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritu...
Politike
30 Nëntor 2024, 13:55
r.ll
edi rama
FIER- Në takimin e sotëm me prindërit në Fier, kryeministri Edi Rama ka rikthyer vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani, i ...
Politike
30 Nëntor 2024, 13:46
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se SPAK u përpoq "të blinte heshtjen e tij" me dosjen e ish-kompleksit Partizani. S...
Politike
30 Nëntor 2024, 13:34
ZH.LL
Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka reaguar në lidhje me sulmin në Zubin Potok duke pretendua...
Politike
30 Nëntor 2024, 13:42
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha në konferencën e sotme se ka dokumente për politikanë të lartë t&eum...
Politike
30 Nëntor 2024, 13:12
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka trajtuar ditën e sotme në konferencën për mediat, dosjen...
Politike
30 Nëntor 2024, 13:07
r.ll
sali berisha dhe ervin salianji
FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar nga qelia e burgut në Fier, për lirimin ...
Politike
30 Nëntor 2024, 13:01
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në konferencën e sotme me gazetarët lidhur me dosjen he...
Politike
30 Nëntor 2024, 12:34
ZH.LL
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shkuar sot në fshatin Varagë të Zubin Potokut ku ka vizituar vendin...