Politike

"Po manipulohet dosja e Elbasanit", Berisha: 1500 kg kokainë nuk mund të vinin pa një garanci politike, në Xibrakë ishin Edi dhe Olsi Rama

Berisha tha se dosja po manipulohet, pasi sipas tij 1 ton e gjysëm drogë nuk futenin dot në vend pa pasur një garanci të fortë politike.

30 Nëntor 2024, 13:01 Nga r.ll
"Po manipulohet dosja e Elbasanit", Berisha: 1500 kg kokainë nuk
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në konferencën e sotme me gazetarët lidhur me dosjen hetimore të operacionit të SPAK për goditjen e bandës së Elbasanit 

Berisha tha se dosja po manipulohet, pasi sipas tij 1 ton e gjysëm drogë nuk futenin dot në vend pa pasur një garanci të fortë politike. Sipas tij e njëjta gjë ndodhi në Xibrakë, ku theksoi sërish se garanti atje ishin kryeministri Edi Rama dhe vëllai i tij. 

"Çështja tjetër që dua të paraqes sot para jush është dosja e Elbasanit. Dosja e Elbasanit përfaqëson aktin më të shëmtuar të narkodrejtësisë shqiptare të kontrolluar totalisht nga narkoqeveria. Krimet e bandës së Elbasanit, bandave të Elbasanit, të themi të vërtetën nuk është një bandë, por janë 2-3 ose më shumë, tashmë janë universalisht të njohura. Për të patur qytetarët një ide, përveç vrasjeve të shumta që kanë ndodhur midis tyre, banda për të cilën është publikua dosja, banda e Suel Çelës, del se kishte të porositura 1500 kg kokainë nga Ekuadori dhe Hollanda.

Shqipëria është vend kryesor i shpërndarjes së kokainës në Europë. Por të besoj se 1 ton e gjysëm kokainë do të vinin për kokën e Suel Çelës, do të thotë të besosh mashtrimin. Një sasi e tillë kolosale nuk vinte kurrë pa garantin e fortë politik. Ne e pamë në Xibrakë, garanti në Xibrakë ishin Edi Rama dhe Olsi Rama. Ishin të implikuar Olsi, në mënyrë evidente. Por të besoj se për Suel Çelën do të dërgoheshin 1500 kilogram kokainë, do të thotë të tallesh me veten tënde. Ata dërgoheshin dhe janë dërguar dhe destinacioni nuk është i shpifur, sepse prapa tyre qëndronte Taulant Balla dhe udhëheqja më e lartë e PS.
Pse unë e quajta dosjen një manipulim monstruoz të të vërtetave të manipulimit të kriminalitetit në Elbasan. Sepse publikut shqiptar i paraqiten si autorë kryesorë një grusht emrash, dy gjyqtarë, tre gazetarë, vetëm e vetëm për ta mashtruar publikun.", tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll