Politike

Sulmi në kanalin e ujit në Zubin Potok/ Kurti: Ka persona të arrestuar dhe prova materiale, do të përballen me fuqinë e ligjit të Kosovës

Duke folur për mediat, Kurti tha se Policia ka zhvilluar bastisje dhe se ka persona të arrestuar dhe dëshmi e prova materiale. Kreu i qeverisë deklaroi se terroristët do të përballen me fuqinë e ligjit të Republikës së Kosovës. 

30 Nëntor 2024, 12:34 Nga ZH.LL
Sulmi në kanalin e ujit në Zubin Potok/ Kurti: Ka persona të
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shkuar sot në fshatin Varagë të Zubin Potokut ku ka vizituar vendin ku ka ndodhur shpërthimi në kanalin e Ibër–Lepencit.

Duke folur për mediat, Kurti tha se Policia ka zhvilluar kontrolle në banesa dhe se ka persona të arrestuar dhe dëshmi e prova materiale. Kreu i qeverisë deklaroi se personat përgjegjës do të përballen me fuqinë e ligjit të Republikës së Kosovës. 

Teksa falenderoi të gjithë policiët, inxhinierët dhe ekspertët, Kurti ka treguar gjithashtu se është arritur sanim i pjesshëm i dëmtimit të kanalit.

“Kemi arritur që deri diku ta sanojmë dëmin. Jemi diku diç më shumë se çereku i prurjeve të ujit të kanalit, që e bën edhe ftohjen e elektranave dhe furnizimin me ujë. Policia po i zhvillon hetimet, ka bastisje dhe arrestime, dëshmi e prova materiale dhe të gjithë këta kriminel e terrorist do të përballen me drejtësinë dhe ligjin të Republikës demokratike të Kosovës”, tha Kurti.

albin kurti kosove zubin potok sulmi

Sondazh

Poll