30 Nëntor 2024, 13:34
Nga ZH.LL
Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka reaguar në lidhje me sulmin në Zubin Potok duke pretenduar se Beogradi nuk ka asnjë lidhje me atë që ndodhi në veri të Kosovës.
Vuçiqi e komentoi këtë ngjarje gjatë një bisede me të rinjtë në forumin e SNS-së “Rinia e Serbisë, grackat dhe mundësitë”, duke u thënë atyre se nuk duhet të reagojnë asnjëherë nën presion. Vuçiç shtoi se kjo është arsyeja pse nuk kishte reaguar edhe ai vetë që herët në mëngjes në lidhje me incidentin dhe ndaj akuzave të Kosovës.
“Asnjëherë mos merrni vendime nën presion. Çka mendoni, pse nuk u nxitova sot në orën gjashtë të mëngjesit të them se Serbia nuk ka lidhje me atë që ndodhi në Ibër Lepenc. E dini, ne mund ta bënim këtë dhe t’ua kthenim lumin përpjetë, nuk na duhej kurrfarë terrorizmi, pse t’u arsyetohem”, tha Vuçiç.
Më tej gjatë fjalës së tij, Vuçiç tha se nuk do të kërkojë falje për diçka që nuk e kam bërë.
“Pse të justifikohem, të vrapoj nëpër mediat e botës, t’u kërkoj falje për diçka që nuk e kam bërë, pasi ata do ta interpretojnë si të duan. Prandaj gjithmonë duhet të shkojmë ngadalë, në fund, të gjitha gjërat bien në vendin e tyre”, deklaroi presidenti serb.
Më herët edhe Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç ka hedhur poshtë pretendimet e Kurtit. Ai tha se Serbia kërkon që të mbahen përgjegjës kryerësit e këtij sulmi dhe se është e gatshëm të ndihmojë në riparimin e dëmeve ndaj kanalit “qoftë financiarisht apo teknikisht”.
Edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se shkatërrimi i kanalit ka rrezikuar furnizimin me ujë në komunat e veriut të Kosovës për popullin serb, “i cili tashmë jeton në kushte të vështira, veçanërisht në veri të Kosovës”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka akuzuar Serbinë për përfshirje në sulmin e mbrëmshëm terrorist në kanalin e Ibër Lepencit. Ai tha se Serbia ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të vendit.
kurit vucic kosove serbi sulmi zubin potok
Politike
30 Nëntor 2024, 13:42
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha në konferencën e sotme se ka dokumente për politikanë të lartë t&eum...
Politike
30 Nëntor 2024, 13:12
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka trajtuar ditën e sotme në konferencën për mediat, dosjen...
Politike
30 Nëntor 2024, 13:07
r.ll
sali berisha dhe ervin salianji
FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar nga qelia e burgut në Fier, për lirimin ...
Politike
30 Nëntor 2024, 13:01
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në konferencën e sotme me gazetarët lidhur me dosjen he...
Politike
30 Nëntor 2024, 12:34
ZH.LL
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shkuar sot në fshatin Varagë të Zubin Potokut ku ka vizituar vendin...
Politike
30 Nëntor 2024, 12:42
r.ll
edi rama
FIER- Në takimin me prindërit në Fier ,në kuadër të diskutimeve për kufizimet në platforma sociale, kryemi...
Politike
30 Nëntor 2024, 12:29
r.ll
edi rama
FIER- Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në shkollën “Janaq Kilica” në Fier, në kuadër t&e...
Politike
30 Nëntor 2024, 12:15
ZH.LL
Manastirliu
FIER- Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu kanë vizituar shkollën “Janaq Kilica&r...
Politike
30 Nëntor 2024, 12:24
r.ll
miroslav lajcak
KOSOVË- I dërguari i Bashkimi Europian për dialogun Kosovë-Serbi ka reaguar pas shpërthimit të ndodhur ...
Politike
30 Nëntor 2024, 12:09
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një konferencë me gazetarët n&eum...