30 Nëntor 2024, 11:27
Nga r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka dënuar sulmin me eksploziv në kanalin e ujit në komunën e Zubin Potok, në veri të Kosovës.
Bardhi shkruan në postimin e tij në Facebook, se akti terrorist mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një tjetër provë se Kosova është vazhdimisht në agresion.
Sipas tij, agresorët nuk kanë marrë kurrë ndëshkimin që meritojnë nga komuniteti ndërkombëtar. Bardhi shprehet më tej se Kosova e pavarur dhe së shpejti anëtare e Bashkimit Europian është një realitet i pakthyeshëm.
POSTIMI I PLOTË:
Akti terrorist mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një tjetër provë se Kosova është vazhdimisht në agresion dhe agresorët nuk kanë marrë kurrë ndëshkimin që meritojnë nga komuniteti ndërkombëtar. Akte të tilla janë një dëshmi e qartë se Serbia jo vetëm nuk është e angazhuar me seriozitet në dialogun normalizues të marrëdhënieve me Kosovën, por vazhdimisht synon destabilitetin e Rajonit dhe minimin e rregullave e ligjeve brenda territorit të Kosovës.
Duke dënuar me forcë këtë akt terrorist, mbetemi të palëkundër në mbështetje të institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kosova e pavarur dhe së shpejti anëtare e Bashkimit Europian është një realitet i pakthyeshëm. Aktet destabilizuese nuk mund të triumfojnë kurrë mbi paqen e sigurinë në Rajon dhe as mbi të ardhmen e përbashkët të popujve tanë në familjen europiane.
postimi i bardhit
gazment bardhi shperthimi ne zubin potok
Politike
30 Nëntor 2024, 10:58
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i pranishëm në eventin e organizuar nga PD për 80-vjetorin...
Politike
30 Nëntor 2024, 10:22
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me shpërthimin e mbrëmjes së djeshme në veri të Kosovës, në...
Politike
30 Nëntor 2024, 10:07
r.ll
pamje nga kanali ne veri te kosoves
KOSOVË- Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, tha të shtunën se është ...
Politike
30 Nëntor 2024, 09:15
r.ll
jorn rohde
KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka dënuar fuqishëm sulmin e mbrëmjes së djes...
Politike
30 Nëntor 2024, 09:10
r.ll
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas sulmeve të fundit në infrastrukturën jetike të vendit, ka anuluar vizitën e...
Politike
30 Nëntor 2024, 09:04
r.ll
xhelal svecla
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, e ka cilësuar akt terrorisht shpër...
Politike
30 Nëntor 2024, 07:39
r.ll
vendi i shperthimit
KOSOVË- Një shpërthim që ka ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin Varragë të komun&eu...
Politike
29 Nëntor 2024, 17:07
r.ll
komuna e zvecanit
KOSOVË- Zyrtarët e Kosovës e kanë dënuar si akt kriminal një sulm ndaj ndërtesës së Komun&e...
Politike
29 Nëntor 2024, 14:06
N.F
Pjetër Shala
HAGË- Pjetër Shala, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili ësht&eum...
Politike
29 Nëntor 2024, 13:51
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha edhe pse nuk e njeh si datë zyrtare të çlirimit të vendit,...