30 Nëntor 2024, 10:58
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i pranishëm në eventin e organizuar nga PD për 80-vjetorin e lindjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës.
Berisaha tha gjatë fjalës së tij se Rugova është i pavdekshëm me veprën e tij. Ai u shpreh më tej se ishte personi që mbolli në mendjen dhe zemrën e çdo shqiptari në Kosovës, idenë e shtetit të tyre të pavarur.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Mirëmëngjesi dhe një përshëndetje të përzemërt, një falënderim dhe mirënjohje të veçantë për studiuesin, publicistin Enver Bytyçi që vendosi të organizojë këtë konferencë kushtuar një gjeniu të rrallë në historinë e politikës shqiptare, por e vërteta është, për veprën e tij ndër më uniket në historinë e Europës. Ne e kemi patur këtë fat. Me gjithë problemet dhe serinë e pafundme të mbrapshtive, ne kemi patur, kemi nxjerrë gjithnjë, somitete, figura të shquara.
Shumë dëshirojnë të krahasohen me Skënderbeun, etalon, natyrisht princ i përjetshëm. Por nëqoftëse pushka dhe penda, penda dhe pushka janë dy mjetet më kryesore të njeriut për të bërë historinë, dhe në rast se Skënderbeu e bëri me shpatë, Ibrahim Rugova e bëri me mendje, e bëri me penë.
Kështu që sot ai do të ishte 80 vjeç. Nuk është, por e vërteta është se ai është midis nesh dhe i pavdekshëm me veprën e tij.
Thashë se, bëra atë krahasim në fillim sepse ai, ideja e një Kosove të lirë nuk vdiq kurrë në Kosovë. Edhe gjatë perandorisë Kosova arriti të ishte një nga pjesët më të rëndësishme, herë, herë edhe më fatale të saj.
Kosova ishte e para që ju kundërvu projektit copëtues të trojeve shqiptare. Banorët e Plavës dhe Gucisë, banorët e tjerë. Lidhja e Prizrenit ishte një, padiskutim një bashkim kombëtar. Por Kosova e pavarur nuk ishte një projekt i mëparshëm, Kosova e lirë, Kosova e Shqipërisë, këto ishin ëndërrat e shqiptarëve.
Një njeri nisi apo ngjizi në mendjen e shqiptarëve të Kosovës, një ëndërr të re; Kosova e pavarur. Në takimin e parë në shkurt të vitit 1991, i ndjeri Azem Hajdari i cili nuk kishte gjë tjetër në mendje, veç Kosova e bashkuar me Shqipërinë, rrinte e rrinte dhe e pyeste. I thoshte, po për bashkimin? Më vonë i thoshte Rugova, kjo njëherë. Këtë ide të Kosovës së pavarur ai e mbolli në mendjen dhe zemrën e çdo shqiptari pothuajse, në Kosovë.
sali berisha 80 vjetori i lindjes së ibrahim rugoves
Politike
30 Nëntor 2024, 10:22
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me shpërthimin e mbrëmjes së djeshme në veri të Kosovës, në...
Politike
30 Nëntor 2024, 10:07
r.ll
pamje nga kanali ne veri te kosoves
KOSOVË- Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, tha të shtunën se është ...
Politike
30 Nëntor 2024, 09:15
r.ll
jorn rohde
KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka dënuar fuqishëm sulmin e mbrëmjes së djes...
Politike
30 Nëntor 2024, 09:10
r.ll
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas sulmeve të fundit në infrastrukturën jetike të vendit, ka anuluar vizitën e...
Politike
30 Nëntor 2024, 09:04
r.ll
xhelal svecla
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, e ka cilësuar akt terrorisht shpër...
Politike
30 Nëntor 2024, 07:39
r.ll
vendi i shperthimit
KOSOVË- Një shpërthim që ka ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin Varragë të komun&eu...
Politike
29 Nëntor 2024, 17:07
r.ll
komuna e zvecanit
KOSOVË- Zyrtarët e Kosovës e kanë dënuar si akt kriminal një sulm ndaj ndërtesës së Komun&e...
Politike
29 Nëntor 2024, 14:06
N.F
Pjetër Shala
HAGË- Pjetër Shala, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili ësht&eum...
Politike
29 Nëntor 2024, 13:51
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha edhe pse nuk e njeh si datë zyrtare të çlirimit të vendit,...
Politike
29 Nëntor 2024, 12:22
I.A
TIRANË- Puna për për ndërtimin e Kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë ka nisur ditën e sotme ...