Politike

Rohde dënon sulmin në kanalin e ujit: Të bëhet hetim i plotë dhe autorët të vihen para drejtësisë, Gjermania në mbështetje të autoriteteve të Kosovës

Ai ka shpërndarë postimi e Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ku ka bërë thirrje për hetim të plotë dhe vënien e autorëve para drejtësisë.

30 Nëntor 2024, 09:15 Nga r.ll
Rohde dënon sulmin në kanalin e ujit: Të bëhet hetim i
jorn rohde

KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka dënuar fuqishëm sulmin e mbrëmjes së djeshme në kanalit e ujit në Zubin Potok. Ai ka shpërndarë postimi e Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ku ka bërë thirrje për hetim të plotë dhe vënien e autorëve para drejtësisë. Rohde shkruan më tej se Gjermania është e gatshme të mbështes autoritetet e Kosovës lidhur me zbardhjen e ngjarjes. 

“Dënoj fuqishëm sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok që prek komunitetet në mbarë Kosovën. U bëjmë jehonë thirrjeve për hetim të plotë dhe vënien e autorëve para drejtësisë. Gjermania është e gatshme të mbështesë autoritetet kosovare”, ka shkruar Rohde në platformën “X”.

Këshilli i Sigurisë së Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme, në orët e para të mëngjesit, pas shpërthimit të mbrëmshëm. Në njoftimin e lëshuar nga Qeveria thuhet se Këshilli i Sigurisë ka aprovuar masa shtesë për të forcuar sigurinë rreth objekteve dhe shërbimeve kritike si ura, trafostacione, antena, liqene, kanale etj, dhe se Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të aktivizohen në terren për këtë qëllim.

jorn rohde kosove shperthimi në zbuin potok

Sondazh

Poll