Bota

E rëndë në SHBA/ Policia qëllon për vdekje një nënë, sulmoi me thikë efektivët, humb jetën edhe foshnja që mbante në duar (VIDEO)

Në videon e publikuar, oficerët fillimisht i kërkuan gruas që ta ulte fëmijën. Megjithatë, pak minuta më vonë, 34-vjeçarja rrëmben një thikë kuzhine që kishte në komodinën e saj dhe nxiton drejt një prej policëve.

29 Nëntor 2024, 07:28 Nga N.F
E rëndë në SHBA/ Policia qëllon për vdekje një
Pamje nga vendi i ngjajres

SHBA- Pamje tronditëse janë regjistruar në një apartament në një qytet të Misurit kur një oficer policie qëlloi dhe vrau 34-vjeçaren Maria Pike. Mësohet se ajo po bënte lëvizje kërcënuese kundrejt policit ndërsa i drejtone edhe thikëm. Raportohet se plumbi plagosi për vdekje edhe foshnjën që gruaja mbante në krahë. 

Oficerët shkuan në shtëpinë e 34-vjeçares kur u tha se ajo ishte mbyllur në një dollap me vajzën e saj dy muajshe. Në videon e publikuar, oficerët fillimisht i kërkuan gruas që ta ulte fëmijën. Megjithatë, pak minuta më vonë, 34-vjeçarja rrëmben një thikë kuzhine që kishte në komodinën e saj dhe nxiton drejt një prej policëve.

“Oops” dëgjohet të thotë një nga oficerët e policisë përpara se 34-vjeçarja t’i drejtohet një kolegeje tjetër, duke mbajtur gjatë gjithë kohës foshnjën në krahë.

“Ajo ka sulmuar policët duke mbajtur në dorë fëmijën, si pasojë e të cilit njëri prej policëve ka qëlluar dhe gruaja dhe foshnja janë plagosur për vdekje”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Policisë.

shba vrasje

Sondazh

Poll