Bota

Të shtunën i përfundon mandati/ Stano mban konferencën e fundit si zëdhënës i BE-së: Shtetet anëtare vendosin për të ardhmen e Lajçak!

Konferenca e sotme ishte e fundit pasi Stanos i përfundon mandati i tij si zëdhënës i BE-së këtë të shtunë. Stano gjatë fjalës së tij u ndal te procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe mandati i Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak.

28 Nëntor 2024, 18:30 Nga N.F
Të shtunën i përfundon mandati/ Stano mban konferencën e
Stano

BRUKSEL- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka mbajtur ditën e sotme konferencën e tij të fundit për media. Konferenca e sotme ishte e fundit pasi Stanos i përfundon mandati i tij si zëdhënës i BE-së këtë të shtunë. Stano gjatë fjalës së tij u ndal te procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe mandati i Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Ai sqaroi se mandati i Lajçakut është i vlefshëm deri më 31 janar 2024, duke theksuar se çdo vendim për të ardhmen është në dorën e shteteve anëtare të BE-së.

“Mandati i Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, zgjat deri në janar,” tha Stano.

Në lidhje me të ardhmen e këtij procesi, Stano theksoi se nuk mund të komentojë më tej pasi sipas tij nuk i takon.

“Nuk më takon mua të flas për këtë apo të komentoj se çfarë do të ndodhë më pas,” shtoi ai.

Stano nënvizoi rëndësinë e vendimeve që do të merren nga shtetet anëtare të BE-së. Sipas tij kur është fjala për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vendimi për mandatin e çdo Përfaqësuesi Special është në dorën e shteteve anëtare dhe ato duhet të vendosin për këtë.

 

stano kosova be

Sondazh

Poll