28 Nëntor 2024, 19:30
Nga N.F
Foto ilustruese
UKRAINË- Rusia kreu sulme të mëdha ajrore ndaj infrastrukturës së Ukrainës të enjten, duke i lënë më shumë se 1 milion njerëz pa rrymë në një mot acar. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, e akuzoi Rusinë për "përshkallëzim të neveritshëm", pasi Ministria e Brendshme e Ukrainës regjistroi dëme në infrastrukturë në nëntë rajone.
Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se sulmi më i fundit ishte "përgjigjja" e Moskës ndaj sulmeve ukrainase në territorin rus me raketa amerikane me rreze të mesëm veprimi, ATACMS. Duke folur gjatë një vizite në Kazakistan, Putin paralajmëroi se objektivat e ardhshëm të Rusisë mund të përfshijnë "qendrat e vendimmarrjes" në Kiev.
Ai shtoi se Rusia i lëshoi më shumë se 90 raketa dhe 100 dronë në një "sulm të gjithëpërfshirës" më 28 nëntor, duke thënë se 17 objektiva u goditën. Këto hollësi i jep rrallëherë presidenti rus.
Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se i kanë rrëzuar 79 raketa dhe 35 dronë, ndërsa 62 dronë të tjerë u "zhdukën”. Zyrtarët raportuan se të gjitha raketat dhe dronët e nisur drejt kryeqytetit Kiev, janë asgjësuar.
Sulmi e detyroi operatorin kombëtar të rrjetit elektrik, Ukrenerho, të njoftoi menjëherë për ndërprerje emergjente të furnizimit me rrymë, tha ministri i Energjisë, Herman Halushchenko, në orët e para të mëngjesit të 28 nëntorit.
"Edhe një herë, sektori energjetik është nën një sulm masiv armiqësor. Sulmet ndaj objekteve të energjisë po ndodhin në të gjithë Ukrainën", shkroi Halushchenko në rrjetet sociale.
Furnizuesi me energji elektrike, DTEK, njoftoi se do të ketë reduktime të rrymës në Kiev, Odesa, Dnipropetrovsk dhe Donjeck.
Raportohet se Kievi gjithashtu i shkëputi nga rrjeti elektrik disa njësi të centraleve bërthamore gjatë sulmit. Ukraina merr më shumë se gjysmën e energjisë elektrike nga centralet bërthamore. Sulmi ndodhi në një ditë kur temperatura në të gjithë Ukrainën kanë rënë nën zero gradë./REL
lufta ukraine-rusi
Bota
28 Nëntor 2024, 18:30
N.F
Stano
BRUKSEL- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka mbajtur ditën e sotme konferencën e tij të fundit për...
Bota
28 Nëntor 2024, 18:34
r.ll
takimi i ursula von der leyen me Addis Ababa
BRUKSEL- Komisioni Evropian po planifikon të shkurtojë në mënyrë drestike numrin...
Bota
28 Nëntor 2024, 17:45
N.F
Foto ilustruese
KOLUMBI- Një burrë kolumbian akuzohet për rrëmbimin e një vajze 7-vjeçare dhe mbajtjen e saj rob si dh...
Bota
28 Nëntor 2024, 16:58
r.ll
igor zaika
RUSI- Vrasja e një vajze 17-vjeçare në një fermë ka tronditur Rusinë. Pasi e dhunoi dhe abuzoi seksual...
Bota
28 Nëntor 2024, 16:50
N.F
Calin Georgescu
RUMANI- Gjykata Kushtetuese e Rumanisë ka urdhëruar rinumërimin e votave të rundit të parë të zgjedhjeve...
Bota
28 Nëntor 2024, 16:33
N.F
Takimi në vitin 2007
RUSI- Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel në kujtimet e saj në librin e publikuara së fundmi ka tregu...
Bota
28 Nëntor 2024, 16:20
r.ll
foto ilustruese
TEL AVIV- Izraeli dhe Hezbollahu e kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkeljen e armëpushimit mes tyre të enjten,...
Bota
28 Nëntor 2024, 15:54
N.F
Foto ilustruese
UKRAINË- Popullsia e Ukrainës është zvogëluar gjatë 30 viteve të fundit dhe zyrtarët thonë se ...
Bota
28 Nëntor 2024, 15:12
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Qeveria gjermane thirri ambasadorin rus të enjten lidhur me dëbimin e dy gazetarëve gjermanë ndërsa e ak...
Bota
28 Nëntor 2024, 15:08
r.ll
daniel abed khalife
BRITANI- Një gjykatë në Londër e ka shpallur fajtor një ish-ushtar britanik, pasi ai i u kishte dhënë...