Bota

E rrëmbeu kur ishte 7 vjeç, kolumbiani përdhunoi për 12 vite të miturën e zhdukur, vihet në pranga

Shtetasi kolumbian Carlos Umberto Grizales Higuita u arrestua më 22 nëntor në Medellín dhe po përballet me akuzat për "ndalim të paligjshëm, përdhunim dhe pornografi" kundër një të mituri nën moshën 14 vjeç.

28 Nëntor 2024, 17:45 Nga N.F
E rrëmbeu kur ishte 7 vjeç, kolumbiani përdhunoi për 12
Foto ilustruese

KOLUMBI- Një burrë kolumbian akuzohet për rrëmbimin e një vajze 7-vjeçare dhe mbajtjen e saj rob si dhe përdhunimin e saj për 12 vjet. Vajza arriti të shpëtonte nga rrëmbyesi ndërsa ai ndodhet  në paraburgim. Sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga zyra e prokurorit kolumbian, viktima ishte e zhdukur për 12 vjet dhe që atëherë e kishte zhvendosur në shtëpi të ndryshme në qytetet Medellin dhe Belo në rajonin Antioquia (veriperëndim).

Shtetasi kolumbian Carlos Umberto Grizales Higuita u arrestua më 22 nëntor në Medellín dhe po përballet me akuzat për "ndalim të paligjshëm, përdhunim dhe pornografi" kundër një të mituri nën moshën 14 vjeç.

Sipas aktakuzës, burri manipulonte psikologjikisht dhe dominonte seksualisht viktimën, duke e bërë të besonte se kjo sjellje ishte normale. Nga hetimet rezultoi se burri i ka ndryshuar emrin të miturës, e ka izoluar shoqërisht dhe e ka pezulluar nga shkolla.

Në moshën 16-vjeçare, fëmija u ankua te autori i dyshuar për sjelljen e tij ndaj saj dhe si hakmarrje Higuita e mbylli brenda një shtëpie, nga e cila e mitura arriti të arratisej në shkurt. I dyshuari, shofer i autobusit shkollor, i mohoi akuzat gjatë seancave paraprake. Ai u dërgua në paraburgim pas një vendimi të një gjyqtari në Medellin. Tek ai u gjetën video të veprimeve të tij.

kolumbi perdhunim

Sondazh

Poll