Bota

Çnjerëzore në Rusi! Punonjësi i fermës dhunon dhe abuzon seksualisht me vajzën e pronarit, e hedh 17-vjeçaren mes derrash që ta hanë të gjallë

Fillimisht autoritetet menduan se 17-vjeçarja ishte sulmuar nga derrat, por pas një hetimi, policia arriti në përfundimin se bëhej fjalë për një vrasje dhe se autori ishte Igor.

28 Nëntor 2024, 16:58 Nga r.ll
Çnjerëzore në Rusi! Punonjësi i fermës dhunon dhe
igor zaika

RUSI- Vrasja e një vajze 17-vjeçare në një fermë ka tronditur Rusinë. Pasi e dhunoi dhe abuzoi seksualisht me të, punonjësi i babait të saj e la mes derrave që ta hanin të gjallë. Akti çnjerëzor i punonjësit 41-vjeçar, Igor Zaika u bë si shenjë hakmarrje ndaj të atit të 17-vjeçares, Milena Seveliova.

Punëtori i tokës akuzohet se e ka goditur me grusht dhe me shkop Milenën, dhe ka abuzuar me të pasi ajo ka humbur ndjenjat. 17-vjeçarja ishte në fermën e familjes së saj në Krasnoyarsk duke ushqyer derrat kur u sulmua. Fillimisht autoritetet menduan se 17-vjeçarja ishte sulmuar nga derrat, por pas një hetimi, policia arriti në përfundimin se bëhej fjalë për një vrasje dhe se autori ishte Igor, shkruan Daily Mail.

Gjatë marrjes në pyetje, burri tha: "Unë hyra dhe atje ishte vajza e menaxherit dhe ne u grindëm". Megjithatë, ai nuk e ka pranuar përdhunimin dhe ka pohuar se e ka sulmuar me shkop 17-vjeçaren teksa e ka goditur me grusht në kokë. 

“Burri qëllimisht e la vajzën që derrat ta hanin sepse e dinte që kafshët do ta sulmonin atë”, raportoi agjencia e lajmeve Readovka.

Trupi i pajetë i 17-vjeçares u zbulua nga një mik i saj 18-vjeçar, pasi prindërit e saj e kishin kontaktuar dhe ajo nuk po përgjigjej në telefon. Duke iu afruar derrave, ai pa pamjen e tmerrshme, ku menjëherë kërkoi ndihmë dhe lajmëroi një ambulancë.

Mediat ruse raportojnë se autori “si dikush që jetoi gjithë jetën në fshat dhe punonte me kafshë" po mendonte se derrat do ta gjymtonin trupin e vajzës dhe gjithçka do të dukej si një aksident. Igor Zaika akuzohet për vrasje dhe përdhunim. Ai ishte dënuar më parë për goditjen me thikë të vëllait të tij.

rusi milena seveliova igor zaika

Sondazh

Poll