Politike

Gjykata e dënoi me gjobë për shpifje, vjen reagimi i parë nga Berisha: Rast i precedentë, kufizon lirinë e shprehjes

27 Dhjetor 2019, 18:43 Nga DOSJA
Gjykata e dënoi me gjobë për shpifje, vjen reagimi i parë

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas humbjes në procesin gjyqésor ndaj pasardhësit të tij, Edi Ramës. Gjykátá e Tiranës vendosi sot në favor të kreut të qeverisë duke dënuar me 500 mijë lekë gjóbë për shpifje liderin historik të PD-së.

Ka qënë zyra e shtypit ajo që ka reaguar duke shpërndarë një njoftim për mediat, ku thuhej se postimi në rrjetin social Facebook për të cilin është dënuar Berisha ishte një koment politik lidhur me një artikull të publikuar më parë nga mediat.

“U provua në gjykím se artikulli burim i lajmit as ishte përgënjeshtruar ndonjëherë ose të jetë shpallur i pavërtetë dhe as Rama nuk ka ndërmarrë deri më sot asnjë aksion civil ose penal ndaj prodhuesve të lajmit, por vetëm ndaj zotit Berisha të evidentuar qartazi si kundërshtar politik,”-thuhet ndër të tjera në reagimin e zyrës së shtypit. 

REAGIMI I PLOTË

Në vazhdën fushatës së kufizimit të fjalës së lirë dhe informacionit në Shqipëri, kryetari i narkoshtetit Edi Rama, duke keqpërdorur gjykátát e shantazhuara nga vettingu dhe të etiketuara si KÇK, sot nëpërmjet Gjykatës së Tiranës vendosi pranimin e pjesshëm të padisë së tij për cënim nderi dhe dinjiteti (kërkohej 1 mln lekë). Objekt i shqyrtimit ishte një postim ne FB e zotit Berisha, në të cilin ilustrohej dhe bëhej një koment politik mbi një artikull të publikuar më parë nga media të pavarura.

Qartësisht në postim ngrihej një argument politik dhe ilustroheshin arsyet e ngecjes së procesit të integrimit europian të vendit, për shkak të keqqeverisjes, si dhe bëhej thirrje të lexohej i plotë artikulli i cili përbënte burimin e lajmit.

U provua në gjykím se artikulli burim i lajmit as ishte përgënjeshtruar ndonjëherë ose të jetë shpallur i pavërtetë dhe as Rama nuk ka ndërmarrë deri më sot asnjë aksion civil ose penal ndaj prodhuesve të lajmit, por vetëm ndaj zotit Berisha të evidentuar qartazi si kundërshtar politik.

Pra padia është në mënyrë të qartë politikisht e motivuar. Pranimi i padisë për shkaktim dëmi moral në këtë rast, përbën një rast të paprecedent pasi është kufizim flagrant i të drejtës dhe lirisë së shprehjes, si dhe bie në kundërshtim të hapur me jurisprudencën e Gjykátës së Lartë dhe mbi të gjitha me praktikën e Gjykátës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Pas vendimit të Gjykátës, ish-kryeministri Sali Berisha duhet të paguajë 5 milionë lekë të vjetra ose 500 mijë të reja si dëmshpërblim për kryeministrin Edi Rama, pasi shkroi 1 vit më parë se Rama pengon negociatat duke mbështetur trafikantët e drogës, akuzë që i adresohej ish-ministrit Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafës. Tanimë Berisha duhet edhe të fshijë postimin përveç gjóbës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denohet berisha per shpifje edi rama rama padit berishen sali berisha denohet berisha per shpifje edi rama rama padit berishen sali berisha

Sondazh

Poll