Politike

Iu démtúa banesa nga térméti, Rama viziton familjen Lleshi në Kamëz, i réfúzon karamelet të zonjës së shtëpisë

27 Dhjetor 2019, 17:42 Nga DOSJA
Iu démtúa banesa nga térméti, Rama viziton familjen

KAMËZ– Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku Rakip Suli pasditen e sotme ka ka takuar familjen tetë anëtarëshe të Esat Lleshit.

Familja Lleshi humbi shtëpinë pas térmetit të 26 nëntorit dhe përkohësisht janë akomoduar në një shtëpi me qira në zonën e Kamzës deri në rindërtimin e banesës së tyre.

Gjatë vizitës së tij, kryeministri Rama ka shkëmbyer batuta me dy fëmijët e vegjël të familjes, të cilëve u ka kërkuar që të kenë kujdes me notat. Gjithashtu ka këshilluan edhe djalin e vogël që të ndjekë pasionin e tij me pikturën duke e krahasuar profesionin e tij me atë të bojaxhiut.

Teksa dilnin nga banesa, Rama dhe Suli janë ndjekur me vrap nga vajza e familjes, e cila i dërgoi telefonin kryebashkiakut të Kamëz, pasi ky i fundit e kishte harruar në banesë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama familja e esat lleshit kamez edi rama familja e esat lleshit kamez

Sondazh

Poll