Politike

‘Mos e ndaj pikturën, bëhu bojaxhi si unë’, Rama batuta me djalin e vogël, i blen penela: E ke një zanat në xhep (VD)

27 Dhjetor 2019, 17:21 Nga DOSJA
‘Mos e ndaj pikturën, bëhu bojaxhi si unë’, Rama

KAMËZ– Kryeministri Edi Rama ka vizituar familjen prej tetë anëtarësh të Esat Lleshi, e cila pas déméve të shkåktuara nga térméti është sistemuar në një shtëpi me qera në zonën e Kamzës.

Gjatë vizitës, kreu i qeverisë i ka sjellë fëmijëve të vegjël të familjes lodra, libra dhe penela për të vizatuar. Kjo pasi djali i vogël i familjes ishte i apasionuar pas pikturës duke i tërhequr vëmëndjen Ramës.

Pjesë nga biseda:

EDI RAMA: Ti me kë je tifoz ti?
DJALI: Me Messin
GJYSHI: Ky është tifoz me pikturën
EDI RAMA: E di unë prandaj i solla bojrat. Ka qejf pikturën?
DJALI: Po!
EDI RAMA: Mos e ndaj pikturën, bëhu bojaxhi si puna ime. E ke një zanat në xhep. Sidoqë të vijë puna ka gjithmonë nevojë për bojaxhi.

Batutat me të voglin për pikturën, Rama nuk i ka ‘harruar’ as në momentin kur ëhstë përshëndetur me familjarët. Numri një i qeverisë me nota humori i dha të djalit të vogël të familjes Lleshi një këshillë: Mos i harro piktuarat. Me gjithë këto shtëpi që do bëhen ka nevojë për bojaxhi.

Familja Lleshi humbi shtëpinë pas térmetit të 26 nëntorit dhe përkohësisht janë akomoduar në një shtëpi me qira në zonën e Kamzës deri në rindërtimin e banesës së tyre.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama familja e esat lleshit edi rama familja e esat lleshit

Sondazh

Poll

Politike 27 Dhjetor 2019, 11:49

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot platformën digjitale që do të ofrojë shërbime të shutma për qytetarët nëpërmjet aplikacionit “E-Albania”. N...