Politike

Mini-Shengeni, Besnik Mustafaj: Nismë e Ramës, po punon kundër interesit publik e kërkon të jetë në qendër të vëmendje

27 Dhjetor 2019, 17:13 Nga DOSJA
Mini-Shengeni, Besnik Mustafaj: Nismë e Ramës, po punon kundër

TIRANË- Ish-ministri i Jashtësm, Besnik Mustafaj, është shprehur sot kundër nismës së Mini-Shengenin e cila ka ngjallur shumë debate në vend.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, Mustafaj tha se kjo është një nisme e marrë nga Kryeministri Edi Rama. Po ashtu ai shtoi se mini-shengeni është kundërshtuar nga të gjithë, por për të Rama po punon kundër interesit publik.

Ajo që kemi parë, në takimet e liderëve politikë ballkanas, kemi parë rrënimin e mini-shengenit ballkanik. Kjo nismë është një nismë, që ka opinionin publik kundër. Unë besoj se Rama e bën nga marrëzia, për të qenë protagonist, Rama vuan shumë nga kompleksi për të qenë në qendër të vëmendjes. Rama në të gjitha versionet zgjedh interesin personal mbi interesin e përgjithshëm. Opinioni është kundër, kurse nisma vazhdon. Nuk besoj se Shqipëria përfiton ekonomikisht nga kjo nismë”, ishte kjo  një pjesë e përgjigjes së Mustafajt.

Disa ditë më parë u zhvillua në Tiranë takimi i tretë i Mini-Shengenit. Përveç Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë ka marrë pjesë dhe Mali i Zi. Liderët pjesëmarrën në konferencë ftuan sërish Kosovën të marrë pjesë. Rama u tregua i ashpër dhe tha se Kosova është përjashtuar vetë. Haradinaj iu kundërpërgjigj me ironi nga Kosova, ku theksoi se me rëndësi është rruga europiane e Kosovës. Nuk munguan as protestat kundër Vuçiç. Nuk mungoi edhe një reagim i Presidentit Ilir Meta, i cili u shpreh se me “Mini Shengenin Ballkanik” po provokohen debate të panevojshme. Sipas tij Serbia të ndalojë fushatat kundër integrimit të Kosovës në nismat rajonale e institucionet ndërkombëtare. Kundër ka dalë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike besnik mustafaj edi rama mini shengen ballkanik besnik mustafaj edi rama mini shengen ballkanik

Sondazh

Poll

Politike 27 Dhjetor 2019, 11:49

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot platformën digjitale që do të ofrojë shërbime të shutma për qytetarët nëpërmjet aplikacionit “E-Albania”. N...