Aktualitet

Philip Morris International prezanton të rejat shkencore mbi produktet e duhanit pa tym, me fokus te nikotina

27 Dhjetor 2019, 14:49 Nga DOSJA
Philip Morris International prezanton të rejat shkencore mbi produktet e

TIRANË- Philip Morris International (PMI) prezanton publikimin më të fundit mbi “Të rejat Shkencor për Produktet e Duhanit pa tym”, një botim i rregullt i kompanisë mbi përpjekjet kërkimore për të zhvilluar dhe vlerësuar një gamë të alternativave pa tym të cigareve. Numri i fundit i botimit ofron një përmbledhje të perceptimit shkencor të nikotinës, duke adresuar disa nga keqkuptimet më të shpeshta rreth saj.

Nikotina është molekula më e njohur në duhan, politikat dhe vendimi i konsumatorit shpesh ndërtohen në bazë të keqkuptimeve të krijuara mbi nikotinën. Provat nga hulumtimet e gjera, duke përfshirë si studiues të pavarur edhe autoritete shtetërore të shëndetit, bëjnë të qartë se ndryshe nga ajo që shumë njerëz ende besojnë, nikotina nuk është shkaku kryesor i sëmundjeve të lidhura me pirjen e duhanit. Është djegia që gjeneron pjesën më të madhe të elementëve toksike që gjenden tek tymi dhe bëhen shkak për sëmundjet që lidhen me pirjen e duhanit. Vetë nikotina përdoret si përbërësi kryesor në terapitë për zëvendësimin e nikotinës, që u vjen në ndihmë duhanpirësve në lënien e duhanit. Ajo gjendet gjithashtu në produkte pa tym për t’i bërë ato të pranueshëm për duhanpirësit që në të kundërt do të vazhdonin pirjen e cigareve.

Radmilo Vlacic, Menaxher i Përgjithshëm i Philip Morris Albania thotë: “Nikotina nuk përbën shkakun kryesor të sëmundjeve të lidhura me duhanpirjen. Ofrimi i alternativave pa tym për duhanpirësit e rritur që duan të vazhdojnë të përdorin nikotinë është një mundësi shtesë që plotëson politikat ekzistuese të kontrollit të duhanit. Është inkurajuese të shohësh që debati tani po zhvendoset drejt alternativave pa tym që janë një zgjedhje më e mirë për ata që zgjedhin të vazhdojnë të pinë duhan. “

Botimi i përditësuar shkencor gjithashtu shkon më në detaje se çfarë thonë zyrtarët e shëndetit publik dhe njerëzit mbi nikotinën. Procesi i djegies së duhanit, i cili lëshon shijen e duhanit dhe nikotinën, prodhon gjithashtu mbi 6.000 kimikate, rreth 100 prej të cilave janë identifikuar si shkaktarë ose shkaktarë të mundshme të sëmundjeve të lidhura me duhanpirjen. Organizatat me reputacion, si Shëndeti Publik Angli (PHE) dhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave të Sh.B.A, gjithnjë e më shumë e pranojnë potencialin e produkteve të duhanit pa djegie që përmbajnë nikotinë, si alternativa pa tym.

“Ne besojmë se është e rëndësishme që njerëzit të kenë një perspektivë të ekuilibruar ndaj nikotinës,” shton Vlacic. “Nga njëra anë, duhet të jemi të qartë që produktet që përmbajnë nikotinë krijojnë varësi dhe nuk janë të parrezikshme dhe nuk duhet të përdoren nga grupe të caktuara njerëzish. Nga ana tjetër, nikotina mund të jetë një gur i rëndësishëm i politikave të shëndetit publik që inkurajojnë të rriturit që nëse zgjedhin të vazhdojnë pirjen e duhanit, të kalojnë në produkte pa tym. Politikat dhe rregullimi efektiv duhet të lejojnë duhanpirësit e rritur që të përdorin produkte të vërtetuara shkencërisht dhe t’i fuqizojnë ata të bëjnë zgjedhje të informuara bazuar në informacione të sakta në lidhje me këto produkte.”

Përditësimet shkencore mund t’i gjeni këtu: https://www.pmiscience.com/discover/news/smoke-free-products-scientific-update-8-nicotine

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet cigaret iqos iqos hyn ne tregun amerikan nikotinën: nga bima tek njerëzit philip morris international cigaret iqos iqos hyn ne tregun amerikan nikotinën: nga bima tek njerëzit philip morris international

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Dhjetor 2019, 14:15

IGUMENICË- Detaje të reja janë zbardhur nga shkëmbimi i zjárrit në kufirin greko-shqiptar mes policisë greke dhe një bande hajdutësh të përbërë nga shqipta...