Aktualitet

Vettingu në Polici, konfirmohet drejtori i Pastërtisë së Figurës në SHÇBA, Florian Sulejmani

27 Dhjetor 2019, 11:22 Nga DOSJA
Vettingu në Polici, konfirmohet drejtori i Pastërtisë së

TIRANE- Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar sot në detyrë Florian Sulejmanin, Drejtor i Verifikimit të Pastërtisë së Figurës dhe Monitorimit të Brendshëm, pranë SHCBA në Tiranë. Në seancën e zhvilluar para KJV-së, më 20 dhjetor, trupa gjykuese doli në përfundimin se Sulejmani ka kryer deklarim të saktë të pasurisë. Ai kishte deklaruar si pasuri, një apartament të blerë në Golem të Kavajës në vlerën e 31 mijë e 955 euro, që kishte si burim, kursime dhe shitjen e një toke në Kamzë, një makinë të blerë për 950 mijë lekë dhe një apartament në “Don Bosko”, Tiranë. Apartamenti në Tiranë, ishte ende i pahipotekuar dhe rezultonte në emër të babait të Sulejmanit.

Vettingu për të u krye në të trija shtyllat, ndërkohë që sipas KJV-së, nuk ka të dhëna që Sulejmani të ketë patur kontakte apo miqësi me persona të inkriminuar. I konfirmuar sot në detyrë, Sulejmani drejton drejtorinë më të rëndësishme në SHCBA , e cila pas mbarimit të mandatit të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit do të kalojë në filtër mbi 10 mijë punonjës policie.

Vocaj ka marrë konfirmimin për të vijuar të qëndrojë në detyrë, pasi nuk rezultonte të kishte probleme.

Vocaj para KJV-së shpjegoi se nuk ka pasur dijeni se mes Frrokut dhe Lamajt ka pasur ndonjë konflikt, e se për vrasjen e ish-komisarit, dhe shtoi se është marrë personalisht me dokumentimin dhe arrestimin e autorit të vrasjes.

Vettingu në polici nisi më 5 nëntor me Oltion Shehun, shefin e Ankesave në SHCBA, i cili u shkarkua, pasi nuk arriti dot të justifikonte 1.4 milionë lekë. Adriatik Ago, zv.drejtor i SHCBA u konfirmua në detyrë, ndërsa Ernest Dimashi, drejtor i Teknologjisë së Informacionit në Polici dha dorëheqjen para nisjes së procesit. Nga lista e publikuar ka edhe 43 emra, ndërkohë që ende s’ka kaluar rrjetën e Vettingut edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu. Në dallm nga Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve, Vendimet e KJV-së mund të ankimohen vetëm në gjykatën Administrative, pasi nuk ka një Komision Apelimi.

(F.g/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet florian sulejmani shçba vettingu ne polici florian sulejmani shçba vettingu ne polici

Sondazh

Poll