Aktualitet

Shkëmbim zjarri mes policisë greke dhe grabitësve shqiptarë në Igumenicë, një efektiv i plagosur, 2 të arrestuar

27 Dhjetor 2019, 12:49 Nga DOSJA
Shkëmbim zjarri mes policisë greke dhe grabitësve shqiptarë

IGUMENICE- Një operacion i policisë greke ka përfunduar me plagosjen e një polici. Dy shqiptarë janë arrestuar dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim në Agio Nikola, Filat të Igumenicës shumë pranë kufirit greko-shqiptar. Policia greke ka pikasur një grup prej 5 personash që po tentonin të kalonin kufirin, dhe në ndjekje të tyre është vënë menjëherë skuadra e OPKE, sektori kundër Narkotikëve dhe dy skuadra të Policisë Kufitare.

Mediat lokale raportojnë se 5 personat po shoqëronin 2 kafshë (mushka), ndërkohë që në momentin kur policia tentoi t’i arrestonte, ata hapën zjarr. Policia greke iu është kundërpërgjigjur me zjarr, ndërsa 3 prej tyre kanë arritur të kalonin në tokën shqiptare, në një zonë të dendur pyjore, kurse dy prej tyre u arrestuan. Identiteti i tyre nuk dihet, por mosha mësohet se është 46 dhe 16 vjeç. 46-vjeçari, ka bërë rezistencë, duke plagosur një oficer policie.

 

Policia greke ka arritur të gjejë edhe kafshët e vjedhura prej tyre, ku janë gjetur 2 mushka, me 4 bagëti të vjedhura në një stan në Agio Nikola.  Nga hetimet e deritanishme rezulton se ky grup, ishte organizuar përgjatë 4 muajve të fundit për grabitje kafshësh në zonën e Filatit, Igumenicë. Ata hynin ilegalisht në Greqi nga mali dhe pasi vidhnin kafshë, i transportonin ato të gjalla ose të vrara me mushka drejt Shqipërisë ku edhe i shisnin.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shkembim zjarri ne igumenice te shtena ne kufi shkembim zjarri ne igumenice te shtena ne kufi

Sondazh

Poll