Aktualitet

EMRAT/ Përzgjidhen nënoficerët më të mirë të vitit, kush janë tre burrat me uniformë që u vlerësuan nga ministria

27 Dhjetor 2019, 13:21 Nga DOSJA
EMRAT/ Përzgjidhen nënoficerët më të mirë të

TIRANË– Ashtu siç e do tradita e përvitshme, ministrja e Mbrojtjes Olta XHaçka ka bërë të ditur emrat e tre nënoficerëve të cilët janë përzgjedhur si më të mirët për këtë vit. Në një status në rrjetet sociale, Xhaçka ka publikuar fotot dhe emrat e përzgjedhurve që janë vlerësuar si më të mirët nga Ministria e Mbrojtjes.

Ndër rreshta, Xhaçka shkruan se përzgjedhja ka qenë e vëshiteë pasi të gjithë janë treguar të gatshëm, sidomos gjatë emergjencave civile.

Viti 2019 ishte një vit i spikatur për të gjithë ushtarët, nënoficerët dhe oficerët e Forcave të Armatosura. Për të respektuar traditën, përzgjodhëm nënoficerët më të mirë të vitit.
Angazhimi dhe përkushtimi i çdo nënoficeri, sidomos gjatë emergjencave civile, na e bëri më të vështirë përzgjedhjen, por pas një procesi transparent, konkurrimi dhe vlerësimi, jam e bindur se kemi zgjedhur më të mirët.
?Rreshter Egnat Kulli, Forca Tokësore
?Nëntetar Ardian Seitaj, Komanda Mbështetëse
?Rreshter Julian Shaban, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes
Suksese gjithë vajzave, grave, djemve e burrave në uniformë!??”- shkruan Xhaçka në reagimin e saj krah fotove.

Forcat e Armatosura kanë qenë një prej ekipeve që u gjendën pranë rrënojave që morën 51 jetë njerëzish, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet nenoficeret e vitit olta xhacka nenoficeret e vitit olta xhacka

Sondazh

Poll