Sport

Yamal, një makth i vërtetë për Barçën...

Po sikur dëmtimi i Lamine Yamal të jetë shumë më i rëndë se sa e mendon klubi i tij?

27 Nëntor 2024, 14:48 Nga DOSJA

Yamal, një makth i vërtetë për Barçën...

SPANJE - “Mendoj dhe shpresoj që kjo të jetë ndeshja e fundit ku ai do të mungojë, por duhet të presim. Shpresoj që këtë të shtunë të jetë një opsion, ndoshta nga pankina, por do të shohim”.

Mbrëmjen e djeshme, pas fitores së madhe të Barçës ndaj Stade Brestois me rezultatin 3-0 në Champions League, Hansi Flick u përpoq të ishte qetësues për gjendjen e 17-vjeçarit të tij, i cili ka munguar prej disa javësh.

Tashmë i mbetur në Katalonjë për pushimin ndërkombëtar, Lamine Yamal nuk është rikthyer ende në fushë dhe nëse tekniku gjerman dëshiron të jetë optimist, nuk është kështu për të gjithë në shtypin spanjol.

"Këmbëngul, Lamine Yamal nuk ka ndrydhje"

Në xhirimet e emisionit  El Chiringuito, gazetari spanjol José Álvarez sugjeroi se mund të ishte një dëmtim shumë më i keq, si ai që pësoi Frenkie de Jong për disa muaj: "Është një dëmtim në ligamentin që ndodhet në pjesën e sipërme të kyçit të këmbës, mes thembrës, tendinit të Akilit dhe fibulas.

Është një dëmtim që i kujton Barçës atë të Frenkie de Jong-ut, është saktësisht i njëjti. Lamine është nota 1, por ne nuk e dimë se çfarë note është për De Jong, nuk është komunikuar kurrë. Lamine Yamal nuk ka dhimbje, por kërkohet pushim i plotë.

Sa herë që ai hyn në një fushë, Lamine Yamal e teston veten dhe ai e kupton të keqen. “Barça i thotë të ndalojë, sepse nuk dëshiron që skenari i De Jong të ndodhë përsëri”, tha ai.

Mjaft për t'i shqetësuar të gjithë në Katalonjë, pasi Yamal e ka vendosur veten si titullar i padiskutueshëm me gjashtë golat e tij dhe tetë asistimet në 16 ndeshje në të gjitha garat. Për më tepër, duke marrë parasysh vështirësitë që pësoi De Jong për t'u rikuperuar nga ky dëmtim, ka arsye për t'u frikësuar nga më e keqja.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll