Aktualitet

Shpértheu në flákë kárburantin, 24-vjeçari tregon si humbi kontrollin e motorit: Shtypa gazin pa dashje, íka nga frika

27 Dhjetor 2019, 12:07 Nga DOSJA
Shpértheu në flákë kárburantin, 24-vjeçari

TIRANË– Miklovan Barmashi, 24-vejçari që u bë shkak për shpërthimin në flakë të pompës së gazit pranë një karubanti në hyrje të karburantit ka rrëfyer se si ndodhi ngjarja. I arrestuar si shkaktar i këtij aksidenti dhe për faktin që u largua nga vendngjarja, Barmashi është shprehur se e ka shtypur gazin e motorit pa dashje.

Shtypa gazin e motorit pa dashje. Motori eci para dhe u përplas me tubin e gazit. Kur shpërtheu gazi u largova drejt banesës,”– mësohet të jetë shprehur ai para efektivëve.

Barmashi u vu në pranga ditën e sotme nga Policia e Tiranës. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, policia bëri me dije se 24-vjeçari akuzohet se teksa udhëtonte me një motoçikletë pa leje, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bombolën e gazit të karburantit, e cila më pas ka shpërthyer në flakë. Por, i riu nuk ka pritur autoritetet për sqarimin e situatës dhe është larguar nga vendngjarja duke i shtuar vetes edhe një tjetër akuzë.

(F.M/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet merr flake karburanti miklovan barmashi merr flake karburanti miklovan barmashi

Sondazh

Poll