Sport

Portieri i Tottenham, luajti 60 minuta me kyçin e këmbës të thyer ndaj Man.Cityt

Në një postim në Instagram, portieri i Spurs, Guglielmo Vicario tha se ai luajti 60 minuta me një thyerje të kyçit të këmbës së djathtë gjatë ndeshjes së së shtunës në Premier League kundër Manchester Cityt. I operuar këtë të hënë, italiani do të mungojë për disa javë.

26 Nëntor 2024, 10:30 Nga DOSJA

Portieri i Tottenham, luajti 60 minuta me kyçin e këmbës

ANGLI - Të shtunën e kaluar, Manchester City nuk arriti të shënonte asnjë gol ndaj Tottenhamit në Premier League dhe humbi 4-0.

Megjithatë, Guglielmo Vicario, portieri italian i Spurs, luajti “60 minuta me një kockë të thyer të kyçit të këmbës”, zbuloi ai në llogarinë e tij në Instagram, duke njoftuar mungesën e tij të ardhshme. Fatkeqësisht nuk kishte zgjidhje tjetër, më duhej të operohesha. Jam i zhgënjyer që nuk do të jem në gjendje ta ndihmoj ekipin për një kohë.”

I operuar në kyçin e tij të djathtë këtë të hënë, "Guglielmo do të vlerësohet nga stafi mjekësor për të përcaktuar se kur mund të kthehet në stërvitje," tha klubi në një njoftim për shtyp.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Guglielmo Vicario (@guglielmovicario)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll