Sport

Antonino Pizzolato, dy herë medalist olimpik në peshëngritje, në gjyq për sulm seksual

Italiani akuzohet se ka dhunuar një turiste finlandeze, së bashku me tre shokë të tjerë

26 Nëntor 2024, 09:30 Nga DOSJA

Antonino Pizzolato, dy herë medalist olimpik në peshëngritje,

ITALI - Emri i kampionit olimpik të peshëngritjes Antonino Pizzolato del në pah në dhunën seksuale të pësuar nga një turiste finlandeze, e përdhunuar në Trapani në verën e dy viteve më parë. 

Dy herë fituesi i medaljes së bronztë olimpike në Tokio 2020 dhe Paris 2024, ishte në gjyq në seancë paraprake, së bashku me tre miqtë Davide Lupo, Claudio Tutino dhe Stefano Mongiovì.

Sipas prokurorisë, të katërt këta janë takuar me viktimën në një restorant. Gruaja dhe dy bashkatdhetarët saj i kishin ndjekur në lokalin e natës. Duke përfituar nga fakti se finlandezja kishte pirë, ata u larguan nga klubi dhe të katërt shkuan në rezidencën pak metra më tutje ku ndodhej në Lupo dhe kundër dëshirës së viktimës, kryen marrëdhënie seksuale me të, duke e ndërprerë dhunën vetëm kur vajza e përlotur kërkoi të kthehej në hotelin e saj.

Të katërt akuzohen për rrethanat rënduese të kryerjes së veprës penale ndaj një personi “me vetëkontroll të kufizuar dhe në gjendje torturimi dhe frenimi mendor që e pengonte atë të zmbrapste me forcë aktet e dhunës”. Gjyqi do të nisë më 4 dhjetor.

“Federata Italiane e Peshëngritjes rinovon gjithashtu besimin tek gjyqësori dhe shpreh mbështetjen për sportistin tonë Nino Pizzolato, duke shpresuar se vërtetimi i fakteve mund të çojë në njohjen e plotë të së vërtetës dhe drejtësisë, në përputhje me parimet themelore që drejtojnë punën tonë”, përfundon shënimi i saj lidhur me rastin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll