Sport

Cristiano Ronaldo, futbollisti i parë që shënon kundër 200 skuadrave, Shqipëria mes vendeve që nuk ka mundur t’i shënojë!

Superylli portugez me golin që arriti të shënojë në fundjavën e shkuar në kampionatin arab ndaj Al Cancia, arriti të vendos një tjetër rekord të veçantë.

26 Nëntor 2024, 00:23 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo, futbollisti i parë që shënon kundër 200

ARABI SAUDITE - Edhe në ndeshjet ku skuadra e tij njeh humbje, Cristiano Ronaldo mund të shkëlqejë dhe të krijojë rekorde të reja. Në kuadër të ndeshjes së 11-të të Ligës Saudite Pro, Al Nasr priti Al Cancia-n dhe ishte pikërishtë skuadra mike ajo që fitoi me shifrat 2-1 falë golit të Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 50-të me të cilin vulosi përmbysjen. Megjithatë, në minutën e 32-të, Ronaldo bëri histori duke shënjuar golin e pare të ndeshjes dhe të vetmin për ekipin e tij.

Por ky gol kishte rëndësi të veçantë pasi ai u bë lojtari i parë në historinë e futbollit botëror që shënon kundër 200 skuadrave të ndryshme. 152 gola lidhen me ndedshjet e klubeve ku ai ka luajtur dhe 48 gola janë shënuar në aktivitetet ku ka luajtur me përfaqësuesen e vendit të tij Portugalinë.

Sipas të dhënave të Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), kundërshtari i preferuar i CR7 është Sevilla me 27 gola në vetëm 18 ndeshje. E pabesueshme është se Sevilla kishte pësuar po kaq shumë gola edhe nga rivali më I madhi portugezit, Lionel Messin që i kishte shënuar 38 gola (gjithashtu viktima e tij e preferuar).

Në total, Cristiano Ronaldo ka luajtur kundër 270 skuadrave (198 klube, 72 kombëtare). Tetë nga 72 klubet ndaj të cilave nuk ka shënuar, ai është përballur me to nga tre deri në pesë herë. Aty spikasin emra kundërshtarësh si Benfica, si dhe mes kombëtareve që nuk ka mundur t’I shënojë është edhe Brazili dhe Anglia.

Shifrat e golave të Ronaldos të detajuara:

Klubet e 'preferuara'

Klubi Ndeshjet Golat
Sevilja   18  27
Atletico Madrid 37  25
Getafe. 24 23
Selta Vigo  23 20
Barcelona 34  20
Athletic Bilbao 18 17
Malaga 19 17
Real Sociedad 11 15
Espanyol 16 15
Valantia 20 15
Villarreal  21 15

Kombëtaret “e preferuara”.

Shtetet Ndeshjet Golat
Luksemburgu 11 11
Lituania 3 7
Suedia  7 7
Andorra 3 6
Hungaria 6 6
Armenia 4 5
Letonia 4 5
Zvicra 4 15

Klubet dhe kombëtaret që nuk janë kanë pësuar asnjë gol nga Ronaldo:

Klubet/Shtetet  Ndeshjet Golat
Benfica 5 0
Turqia 4 0
Shqipëria 4 0
Lila 4 0
Brazili 3 0
Anglia 3 0
Wolves  3 0
Leicester  3 0
B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll