Sport

E pabesueshme, mjeku plastik akuzon Cristiano Ronaldon për mos pagimin e detyrimit për shërbimet!

Cristiano Ronaldo, i famshëm për festimin e 'siuuuu', më detyrohet shumën specifike për shërbimet që i ofrova atij si dhe anëtarëve të familjes dhe mjedisit të tij në klinikën time në Cheshire."

26 Nëntor 2024, 08:33 Nga DOSJA

E pabesueshme, mjeku plastik akuzon Cristiano Ronaldon për mos pagimin e

ANGLI - Një histori e çuditshme ka nxjerrë në dritë e përditshmja angleze “The Sun” , teksa zbuloi se një mjek i njohur i Mançesterit ngriti një padi kundër Cristiano Ronaldos duke kërkuar 48 mijë euro që ai pretendon se superylli portugez ia ka borxh.

Dr. Ross (née Roshan Ravindran), i cili filloi karrierën e tij mjekësore si kardiolog, por u bë një nga kirurgët kryesorë plastikë, thekson ndër të tjera në trajtimin e tij se "... Cristiano Ronaldo, i famshëm për festimin e 'siuuuu', më detyrohet shumën specifike për shërbimet që i ofrova atij si dhe anëtarëve të familjes dhe mjedisit të tij në klinikën time në Cheshire."

E pabesueshme, mjeku plastik akuzon Cristiano Ronaldon për mos pagimin e

Duke iu referuar familjarëve, mendja e të gjithëve shkoi tek partnerja e tij Georgina Rodríguez, megjithatë mjeku anglez nuk pranoi të bënte asnjë koment duke përmendur konfidencialitetin mjek-pacient.

Megjithatë, borxhi ka të bëjë me periudhën e mandatit të dytë të CR7 tek Manchester United, me Dr. Ross që konsiderohet lideri i botoxit dhe fillersave, për kujdesin e lëkurës dhe përmirësimin e vetullave.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll