Sport

Të gjithë kundër Arabisë Saudite si vend organizatorë i Kupës së Botës në 2034: “Ata nuk respektojnë të drejtat e njeriut!”

Së fundmi dy senatorë amerikan kanë dërguar një letër pranë FIFA-s ku përmendin shkeljen e të drejtave të njeriut si arsye kryesore për refuzimin e nominimit

26 Nëntor 2024, 00:11 Nga DOSJA

Të gjithë kundër Arabisë Saudite si vend organizatorë i

SHBA - Më 11 dhjetor, kongresi i FIFA-s pritet të ratifikojë dhënien e të drejtës për të organizuar Kupën e Botës 2034 Arabisë Saudite, sepse pas tërheqjes së Australisë është e vetmja ofertë e paraqitur.

Megjithatë, me afrimin e ditëve të vendimit, reagimet shtohen. Më 11 nëntor, Amnesty International dhe Aleanca e Sportit dhe të Drejtave (SRA) në deklaratat e tyre zyrtare i kërkuan FIFA-s të ndalojë procesin e përzgjedhjes së Arabisë Saudite nëse nuk shpallen reforma të rëndësishme për të drejtat e njeriut astje. Diçka që duhet të ndodhë brenda javëve të ardhshme dhe veçanërisht para votimit muajin e ardhshëm.

Ditën e sotme stafetën e kanë marrë dy senatorë amerikanë të cilët përmes letrës së tyre, siç bën të ditur Associated Press, i bëjnë thirrje FIFA-s që të refuzojë kandidaturën e Arabisë Saudite për të njëjtën arsye.

Të gjithë kundër Arabisë Saudite si vend organizatorë i

Demokratët Ron Wyden nga Oregon dhe Dick Durbin nga Illinois në letrën e tyre drejtuar presidentit të Federatës Ndërkombëtare, Gianni Infantino, shprehen ndër të tjera: "Aprovimi i kandidaturës së Arabisë Saudite këtë dhjetor vë në rrezik punëtorët, atletët, turistët dhe anëtarët e shtypit dhe është në kundërshtim me politikat e FIFA-s për të drejtat e njeriut.

Mbretëria vazhdon të torturojë disidentët, të kryejë ekzekutime jashtëgjyqësore, të diskriminojë komunitetin LGBTQ+, të shtypë gratë dhe pakicat fetare, të shfrytëzojë dhe abuzojë me punëtorët e huaj dhe të kufizojë pothuajse të gjitha të drejtat civile dhe liritë civile”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll