Sport

Kompany për Bayern-PSG: “Ata janë një nga klubet më të mëdha në Europë!”

Nesër dhe pasnesër do të zhvillohet raundi i pestë, ku disa ekipe të mëdha rrezikojnë eliminimin, si Real Madrid, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain. Dy të fundit do të përballen nesër në "Allianz Arena".

25 Nëntor 2024, 20:26 Nga DOSJA
Kompany për Bayern-PSG: “Ata janë një nga klubet më

GJERMANI - Faza vendimtare në Champions League po afrohet. Nesër dhe pasnesër do të zhvillohet raundi i pestë, ku disa ekipe të mëdha rrezikojnë eliminimin, si Real Madrid, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain. Dy të fundit do të përballen nesër në "Allianz Arena".

Bayerni ndodhet në vendin e 17-të me gjashtë pikë dhe aktualisht do të shkonte në play-off, ndërsa PSG-ja është e 25-ta, duke qenë e para jashtë zonës së play off-it: "PSG është më e dobët se vitet e fundit? Absolutisht jo," tha Vincent Kompany në një konferencë për shtyp.

Trajneri belg i Bayernit është i vetëdijshëm për sfidën e vështirë: "Do të përballemi me një nga klubet më të mëdha të Evropës. Ata kanë lojtarë të mëdhenj dhe një trajner të nivelit botëror. Është një skuadër shumë e talentuar.

Shumë prej lojtarëve të tyre do të arrijnë nivele të krahasueshme me Messin, Neymarin apo Ibrahimovicin në vitet që vijnë. Hapësirat midis linjave të tyre janë gjithmonë shumë të vogla, presioni është agresiv dhe cilësor. Kur e kanë topin, qasja e tyre është shumë e qartë. Si ekip janë vërtet shumë të mirë. Nuk pres një ndeshje të mërzitshme."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll