Aktualitet

Megaoperacioni në Elbasan/ SPAK: Masa sigurie për 21 persona, 18 arrest me burg! 2 gazetarët, detyrim paraqitje

Më tej theksohet se 18 persona u është caktuar masa e arrestit me burg mes të cilëve në burg janë lënë një ish-gjyqtar dhe një zyrtar i lartë i policisë shtetit. Ndërsa arrest në shtëpi është lënë një avokat. Dy gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno janë lënë në masën detyrim paraqitje.

25 Nëntor 2024, 15:35 Nga N.F
Megaoperacioni në Elbasan/ SPAK: Masa sigurie për 21 persona, 18
Foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me megaoperacionin e zhvilluar këtë të hënë, 25 nëntor. SPAK në njoftim bën me dije se janë caktuar masa sigurie për 21 persona. Sipas njoftimit mes tyre ka persona përfshirë si anëtarë të organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë. 

Më tej theksohet se 18 persona u është caktuar masa e arrestit me burg mes të cilëve në burg janë lënë një ish-gjyqtar dhe një zyrtar i lartë i policisë shtetit. Ndërsa arrest në shtëpi është lënë një avokat. Dy gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno janë lënë në masën detyrim paraqitje.

Në reagim theksohet se operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane është në vijim. Gjithashtu në njoftim nuk janë përmendur emra.

Njoftimi:

Në kuadër te hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.

Masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë:

Arrest me burg - 18 persona (përfshire ish gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit);

Arrest në shtëpi - 1 avokat;

Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore - 2 gazetarë.

Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim. Me qëllim ruajtjen e integritetit të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme do të publikojë më shumë të dhëna rreth këtij hetimi ditën e nesërme.

arrestimi i artan hoxhes dhe elton qynos spak

Sondazh

Poll