Politike

Berisha: Nuk prisja vendim tjetër nga Gjykata Kushtetuese! Ata shkelmuan një të drejtë jetike për vendin dhe për rendin kushtetues

Sipas kreut të demokratëve, kjo ndodh pasi gjykata është e kontrolluar nga mjeranë dhe me aktin e tyre antikushtetues shkelmuan në mënyrë fatale Gjykatën Kushtetuese.

25 Nëntor 2024, 12:58 Nga ZH.LL
Berisha: Nuk prisja vendim tjetër nga Gjykata Kushtetuese! Ata shkelmuan
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha komentoi vendimin e gjykatës që la në fuqi masat ndaj tij. Berisha tha se në fakt kjo nuk përbënte habi dhe se nuk kishte dyshime në lidhje me këtë, pasi kishte prova që dy javë më parë ku garantohej vendimi.

Sipas kreut të demokratëve, kjo ndodh pasi gjykata është e kontrolluar nga mjeranë dhe me aktin e tyre antikushtetues shkelmuan në mënyrë fatale Gjykatën Kushtetuese. Berisha theksoi se vendimi është pjesë e një skenari të gjykatës, ku disa gjykatës skellvër shkelmuan mbi veten e tyre dhe mbi gjykatë. 

"Ju mund të mendoni se unë prisja një vendim tjetër prej tyre? Jo, absolutisht. Kam një provë, një fakt këtu. Unë mora vesh dy javë më parë se Ulsiu me Damian Gjiknurin dhe një biznesmen, në një kafene tek Kodra e Diellit, Ulsiu e gëzoi Damianin duke i thënë se Rama na garanton se Berisha do mbetet në arrest, nuk hiqet arresti nga gjykata. Në qoftë se unë kisha dyshimin më të vogël se gjykata do merrte një vendim tjetër, unë do i denoncoja këta. Por unë isha i sigurt se gjykata nuk mund të merrte vendim tjetër. Ajo është e kontrolluar dhe ata janë mjeranë sepse me aktin e tyre antikushtetues shkelmuan në mënyrë fatale Gjykatën Kushtetuese kur mohuan, nuk njohën të drejtën e një të pestës së deputetëve të parlamentit, e drejtë e sanksionuar në mënyrë të pakushtëzuar nga Kushtetuta, për t’u ankuar pranë kësaj gjykate, ajo gjykatë nuk e meriton më të ekzistojë.
Ajo gjykatë shumëzoi veten me zero, asgjësoi veten dhe i bëri rendit kushtetues dënimin më të madh në historinë 32-vjeçare të parlamentit.

Sepse ajo e drejtë e pakushtëzuar iu është dhënë 28 deputetëve, që në rast se shumica kryen akte antikushtetuese, antikombëtare, anti me radhë, dikush të ketë të drejtë, para se të ndërmarrë skenarë të tjerë, t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për aktet e kryera. Në verbëri të plotë, këta gjykatës skllevër, pa dinjitet, pa nder, pa moral ligjor, shkelmuan Kushtetutën dhe ia hoqën këtë të drejtë vetëm se në rastin konkret, ajo lidhej me Sali Berishën. Besoj se e bëra të qartë. Ata shkelmuan një të drejtë jetike për vendin, jetike për rendin kushtetues. Nuk legjitimuan atë që Kushtetuta e legjitimon pa kushte dhe në mënyrë taksative, vetëm se në atë rast, ajo lidhej me Sali Berishën. Nuk mund të prisja asnjë gjë tjetër nga të ashtuquajtur gjykatës që shkelmojnë në këtë mënyrë mbi veten e tyre, mbi gjykatën," tha Berisha.

sali berisha gjyakata antikushtetuese vendimi

Sondazh

Poll