Politike

Shtyhet seanca për Berishën dhe Malltezin, caktohet data 16 dhjetor

Ndërkohë që avokati i Berishës, Genc Gjokutaj ka deklaruar për mediat se gjykata Strasburgut ka kaluar në fazën e debatit çështjen e Berishës duke e cilësuar atë si çështje prioritare.

25 Nëntor 2024, 12:53 Nga I.A
Shtyhet seanca për Berishën dhe Malltezin, caktohet data 16 dhjetor
Sali Berisha dhe Jamarber Malltezi

TIRANË- Seanca për vendimin nëse çështja Partizani do të kalojë për gjykim është shtyrë ditën e sotme. Mësohet se seanca është shytrë për në datë 16 dhjetor. Ndërkohë që avokati i Berishës, Genc Gjokutaj ka deklaruar për mediat se gjykata Strasburgut ka kaluar në fazën e debatit çështjen e Berishës duke e cilësuar atë si çështje prioritare.

"Seanca është shtyrë për në datën 16 dhjetor. Doja të bëja me dije se jemi njoftuar se gjykata Strasburgut, ka kaluar në fazën e debatit çështjen e Berishës, e ka cilësuar çështje prioritare dhe i ka drejtuar pyetje shtetit shqiptar për veprimet gjyqësore. Janë të gjitha ankimet që kemi bërë, masat, antikushtetuesmëria, mungesa e proporcionalitetit, ndërprerja e aktivitetet të tij si kreu i opozitës apo si deputet. Strasburgu ka ecur me një shpejtësi. Shkresa i ka ardhur shtetit shqiptar, më pas do merret një vendim," tha Gjokutaj.

Lideri i opozitës, Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë lënë në masën e sigurisë "arrest shtëpie" për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani. Më herët, Sali Berisha ka refuzuar masat e dhëna nga SPAK, atë të detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar masat si antikushtetuese. Pas moszbatimit të këtyre masave, Struktura e Posaçme ashpërsoi masën e sigurisë për Berishën, duke e lënë në arrest shtëpie. Gjykata e Posaçme urdhëroi Berishën të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të në të njëjtën banesë, ndërsa për zbatimin e kësaj mase ngarkoi SPAK-un dhe shërbimet e policisë gjyqësore.

genc gjokutaj sali berisha

Sondazh

Poll