Bota

Vuçiç i revoltuar: Jemi të fuqishëm, ndërkombëtarët dhe Kosova ta kenë parasysh

9 Mars 2019, 22:12 Nga DOSJA
Vuçiç i revoltuar: Jemi të fuqishëm,

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një tubim të mbajtur në Smederevë u shpreh se një problem serioz i vendit të tyre është se politikanët shqiptarë janë joseriozë.

“Problemi serioz janë politikanët joserioz shqiptarë. Kanë menduar se do të pranojmë gjithçka tyren, që Kosova është shtet i pavarur në të cilën duhet të formohet Gjykata Speciale ku do të përgjigjeshin serbët për krimet e luftës, dhunimin e shqiptareve, që të formohet komision i veçantë i cili do të thotë se Serbia duhet të paguaj kaq për dëmin e luftës”, tha Vuçiç.

Sipas Vuçiç, Serbia është mjaft e fuqishme dhe jo e brishtë si dikur dhe një fakt të tillë duhet ta kenë parasysh të gjitha bashkësitë ndërkombëtare dhe Kosova.

“Serbia është mjaftueshme e fuqishme që ta mbrojë çdo fëmijë dhe njeri. Serbia nuk është më e dobët siç ka qenë në vitin 2004 kur u ushtrua dhunë  dhe në vitin 2008 kur e shpallën pavarësinë. Është mjaftueshme e fuqishme dhe këtë duhet ta kenë parasysh të gjithë nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga Kosova,” ka thënë ai.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksandert vucic dialogu serbi-kosove serbi aleksandert vucic dialogu serbi-kosove serbi

Sondazh

Poll