Bota

Të shtëna me armë zjarri pranë ambasadës izraelite në Jordani, një person humb jetën, tre policë mbeten të plagosur

Ambasada e vendosur në Aman, ka qenë e zbrazët nga stafi izraelit prej disa muajsh.

24 Nëntor 2024, 08:24 Nga r.ll
Të shtëna me armë zjarri pranë ambasadës izraelite
foto ilustruese

JORDANI- Policia jordaneze më herët rrethoi një zonë pranë ambasadës izraelite në Aman pasi u raportuan të shtëna me armë zjarri. 

Sipas burimeve të sigurisë për mediat e huaja, një person i armatosur është vrarë dhe tre oficerë policie u plagosën në vendngjarja, ndërsa situata tashmë është nën kontroll.

Dy dëshmitarë okularë thanë se makinat e patrullës së policisë dhe ambulancat mbërriten menjëherë në lagjen Al Rabia të kryeqytetit jordanez, ku ndodhet ndërtesa e ambasadës izraelite, pasi u dëgjuan të shtënat. Ambasada e vendosur në Aman, ka qenë e zbrazët nga stafi izraelit prej disa muajsh.

jordani

Sondazh

Poll