Bota

Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në Montreal: Pamjet ishin të tmerrshme

Mediat lokale raportuan se protestuesit u vunë zjarrin dy automjeteve dhe dogjën një manekin që gjoja portretizonte Kryeministrin Benjamin Netanyahu.

23 Nëntor 2024, 21:53 Nga I.A
Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në Montreal: Pamjet
Justin Trudeau

KANADA- Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, dënoi të shtunën dhunën dhe antisemitizmin gjatë protestave pro-palestineze dhe kundër NATO-s në qendër të Montrealit të premten. Rreth 300 delegatë nga vendet anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere po marrin pjesë në asamblenë vjetore të aleancës që zhvillohet në Montreal nga 22 deri më 25 nëntor.

Mediat lokale raportuan se protestuesit u vunë zjarrin dy automjeteve dhe dogjën një manekin që gjoja portretizonte Kryeministrin Benjamin Netanyahu. Policia përdori gaz lotsjellës dhe shkopinj për të shpërndarë turmën dhe tre persona u arrestuan për sulme ndaj punonjësve të rendit dhe pengim të punës së policisë.

Në pamjet filmike të shpërndara në rrjetet sociale shiheshin protestues të maskuar që godisnin vitrinat e dyqaneve.

“Ajo që pamë në rrugët e Montrealit mbrëmë ishte e tmerrshme. Aktet e antisemitizmit, frikësimit dhe dhunës duhet të dënohen kudo që i shohim”, tha zoti Trudeau në një postim në rrjetin social X.

Në të gjithë Kanadanë janë zhvilluar protesta pro-palestineze që nga fillimi i luftës në Gazë vitin e kaluar.

justin trudeau

Sondazh

Poll