Bota

Mijëra njerëz protestojnë në Barcelonë, kërkojnë uljen e çmimit të qirave

Po ashtu protestuesit mbanin një pankartë me shkrimin “Akomodim i denjë për të gjithë“.

23 Nëntor 2024, 22:22 Nga E. D
Mijëra njerëz protestojnë në Barcelonë,
pamje nga protesta

BARCELONË- Disa mijëra njerëz demonstruan sot në Barcelonë, duke iu përgjigjur thirrjes së shoqatave të qiramarrësve, për të kërkuar uljen e qirave dhe për të denoncuar vështirësitë që hasin në gjetjen e akomodimit në qytetin e dytë më të madh të Spanjës. Gjithashtu protestuesit u mblodhën pasdite vonë në qendër të Barcelonës. Po ashtu protestuesit mbanin një pankartë me shkrimin “Akomodim i denjë për të gjithë“.

“Sot fillon një cikël i ri politik për strehim. Nuk është e mundur që investitorët të vijnë në qytetet tona dhe të luajnë me apartamentet sikur të jemi Monopol. Sot kemi ardhur të themi se kjo ka mbaruar”, u tha gazetarëve Carme Arcaratho, përfaqësuesja e Unionit të Qiramarrësve Katalanas, e cila mori pjesë në organizimin e mobilizimit.

Protestuesit kërkojnë që qiratë të ulen me 50%, qiramarrësit të lejohen të nënshkruajnë qira të pafundme dhe të ndalohen shitjet “spekulative” të shtëpive. Ndryshe kërcënojnë me “grevë qiraje”. Një demonstratë e ngjashme u organizua më 13 tetor në Madrid.

Sipas portalit online të pasurive të paluajtshme Idealista, çmimi i qirasë për metër katror është rritur me 82% në dekadën e fundit, ndërsa paga mesatare është rritur vetëm me 17%, bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave (INE).

Për shkak të situatës, qeveria miratoi në fillim të vitit 2023 një ligj që parashikon që ndërtimi i banesave sociale të rritet dhe pronarët që lënë banesat bosh do të gjobiten. Por ky ligj nuk arriti të ndalonte rritjen e qirave, sidomos në qytetet e mëdha.

protesta ne barcelone

Sondazh

Poll