Bota

Zelenskyy: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës

Zelenskyy gjithashtu deklaroi se është në pritje të propozimeve të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për zgjidhjen e konfliktit. 

23 Nëntor 2024, 22:47 Nga E. D
Zelenskyy: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se lufta e Rusisë me vendin e tij mund të përfundojë vitin e ardhshëm. Zelenskyy gjithashtu deklaroi se është në pritje të propozimeve të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për zgjidhjen e konfliktit. 

“Sa i përket kohës kur do të përfundojë lufta … kur Rusia dëshiron që kjo luftë të përfundojë. Kur Amerika ka një pozicion më të fortë. Kur Jugu Global është në anën e Ukrainës dhe në anën e përfundimit të luftës”, tha Zelensky në një konferencë për sigurinë ushqimore, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Ukrinform.

Po ashtu Zelenskyy tha se nuk do të jetë një rrugë e lehtë, por ka besim se ka të gjitha mundësitë për ta bërë vitin e ardhshëm. 

“Ne jemi të hapur ndaj propozimeve nga liderët e vendeve afrikane, aziatike dhe shteteve arabe. Dua të dëgjoj edhe propozimet e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mendoj se do t’i shohim në janar dhe do të kemi një plan për t’i dhënë fund kësaj lufte”, shtoi ai.

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll